By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: U lansua pilotimi i shërbimeve të integruara për lindjen e fëmijës, thjeshtohen procedurat administrative
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > U lansua pilotimi i shërbimeve të integruara për lindjen e fëmijës, thjeshtohen procedurat administrative
Maqedoni

U lansua pilotimi i shërbimeve të integruara për lindjen e fëmijës, thjeshtohen procedurat administrative

admin
Last updated: 27/03/2025 12:22
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

U lansua pilotimi i shërbimeve të integruara për ngjarjen jetësore të lindjes së fëmijës, projekt ky i cili synon të thjeshtojë procedurat administrative për regjistrimin e lindjeve dhe të ofrojë një qasje më të lehtë në shërbimet publike për qytetarët e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me këtë projekt prindërit më nuk kanë nevojë të shkojnë nga një sportel në tjetrin për të kryer procedura të ndryshme të lindjes së fëmijëve.

Sipas tij, të gjitha të dhënat e nevojshme të administrimit të fëmijës, për benefitet që ju takojnë, për sistemin shndetësor e për vaksinimin mblidhen që në spiatal në momentin e lindjesë dhe shpërndahen automatikisht tekë isntitucionet përkatëse.

“Për ta lansuar një nismë që prek drejtpërdrejt jetën e qytetarëve tanë, në mënyrë të veçantë të familjeve të reja. Po hapim një kapitull të ri se në mënyrën se si shteti ofron shërbime publike, më të afërta me qytetarët, më të koordinuara, me dixhitale dhe më të thjeshta. Kjo iniciativë është ndërtuar nga këndvështrimi i qytetarit. Ajo ka për qëllim që një prej ngjarjeve më të rëndësishme në jetë, lindja e një fëmije të shoqërohet me lehtësim e jo me barrë. Me zgjidhjen që po pilotojmë sot prindërit më nuk kanë nevojë të shkojnë nga një sportel në tjetrin për të kryer procedura të ndryshme. Të gjitha të dhënat e nevojshme të administrimit të fëmijës, për benefitet që ju takojnë, për sistemin shëndetësor e për vaksinimin mblidhen që në spital në momentin e lindjes dhe shpërndahen automatikisht tek institucionet përkatëse”, tha kryeministri Kurti.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se ky projekt përfaqëson një model të suksesshëm të inovacionit të nxitur nga nevoja reale e qytetarëve dhe përfshirja e tyre në dizajnimin e shërbimeve.

“Kjo platformë softuerike do të mundësojë ofrimin e shërbimeve proaktive për prindërit e rinj, duke dërguar në mënyrë elektronike të dhënat e mbledhura në spitale tek të gjitha institucionet përkatëse duke shmangur nevojën që prindërit t’i vizitojnë këto institucione për të aplikuar për këto shërbime. Mundëson dixhitalizimin dhe ofrimin proaktiv të shërbimeve thelbësore për nënën dhe fëmijën, si regjistrimi civil, regjistrimi në sistem shëndetësor, aplikimi dhe përfitimi për vaksinat”, tha ministri Vitia.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë se duke integruar institucionet kyçe dhe duke ofruar shërbime digjitale të personalizuara, kjo nismë vendos një standard të ri të qeverisjes moderne të orientuar drejt qytetarëve.

“Ky projekt u mundëson personelit shëndetësor të regjistrojë automatikisht të porsalindurit dhe të përpunojë aplikimet për përfitimet e lehonisë dhe fëmijëve si dhe për vaksinat. Në të njëjtën kohë, sot po prezantojmë edhe faqen e parë joformale në e-Kosova, e cila mbulon katër fazat e ngjarjes jetësore të lindjes: para-shtatzëninë, shtatzëninë, lindjen dhe kujdesin për fëmijën. Qytetarët me një llogari në e-Kosova do të kenë qasje në informacion të personalizuar, të përshtatur sipas nevojave të tyre. Duke integruar institucionet kyçe dhe duke ofruar shërbime digjitale të personalizuara, kjo nismë vendos një standard të ri për qeverisjen moderne të orientuar drejt qytetarëve”, ka thënë ambasadori Orav.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka thënë se reduktimi i burokracisë është një shtyllë thelbësore e qeverisjes së mirë në të gjitha shoqëritë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Lansimi i sistemit të regjistrimit të fëmijëve si një ngjarje jetësore përfaqëson një hap kyç përpara në thjeshtimin e shërbimeve publike. Po ashtu, me lansimin e faqes së informacionit në e-Kosova, e dedikuar për këtë ngjarje jetësore, informacioni i rëndësishëm për familjet e reja bëhet shumë më i aksesueshëm”, tha ambasadori Rohde.

“Reduktimi i burokracisë është një shtyllë thelbësore e qeverisjes së mirë në të gjitha shoqëritë tona. Shpeshherë, qytetarët përballen me pengesa të panevojshme që vështirësojnë qasjen në shërbimet thelbësore. Zgjidhjet digjitale, proceset e thjeshtuara dhe minimizimi i dokumenteve jo vetëm që e bëjnë jetën më të lehtë për qytetarët, por gjithashtu ndihmojnë në forcimin e besimit mes qytetarëve dhe institucioneve publike”, shtoi ambasadori Rohde.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Xhixho: Dita Ndërkombëtare e Teatrit e gjen Shqipërinë sërish pa Teatrin Kombëtar
Next Article The Kenya Times: Grindje diplomatike pasi Serbia reagon ndaj njohjes së Kosovës nga Kenia

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?