By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: U votua nevoja për miratimin e ndryshimeve ligjore për “branitellat”, planifikohet deri 82 mijë euro mbështetje financiare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > U votua nevoja për miratimin e ndryshimeve ligjore për “branitellat”, planifikohet deri 82 mijë euro mbështetje financiare
Maqedoni

U votua nevoja për miratimin e ndryshimeve ligjore për “branitellat”, planifikohet deri 82 mijë euro mbështetje financiare

admin
Last updated: 11/09/2024 21:41
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Në seancën e sotme të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut u miratua nevoja për miratimin e ligjit që rregullon të drejtat e “branitellave”.

Ky propozim i deputetës së LSDM-së, Sllavjanka Petrovska, u mbështet nga LSDM-ja opozitare dhe VMRO-DPMNE që është në pushtet.

Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti, e fajësoi VLEN-in se mundësoi që ligji me procedurë të shkurtuar të futet në rendin e ditës. Arben Taravari pasdite theksoi që ky propozim-ndryshim i Petrovskës ishte miratuar në Qeveri në janar, atëherë kur BDI-ja dhe LSDM-ja ishin në Qeveri, për t’u dërguar pastaj në Kuvend për miratim.

Raportohet që me 65 vota “për” e kaloi këtë filtër propozim-ligji për “branitellat”, ku sipas TV21 planifikohet mbështetje financiare deri 82 mijë euro.

Ligji në fjalë parasheh rritje të vlerës së kompensimit në bazë të shkallës së invaliditetit nga 1.200 euro, në 82 mijë euro nëse shkalla e invaliditetit është 100%. Ky është kompensim i njëhershëm.

Adnan Azizi nga VLEN-i ka paralajmëruar që nuk do të mbështesin këtë propozim-ligj, nëse aty nuk përfshihen edhe të drejtat e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Ndryshe, Ligji për branitellat është një ligj i cili ka krijuar debate ndërmjet përfaqësuesve shqiptar dhe maqedonas në Qeverinë dhe Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, pasi të drejtat që i takojnë “branitellave” nuk i takojnë edhe veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Me këtë ligj përfshihen forcat e sigurisë nga viti 1991 deri në vitin 2024, ashtu që vlera e ndihmës pritet të jetë nga 1.2 milionë denarë për personat me 20 % invaliditet, deri 5 milionë denarë për personat me 100 % invaliditet ushtarak.

You Might Also Like

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh

Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe

Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm

Uji në Shkup është i sigurt për momentin, por nëse nuk sanohet deponia me krom në Jegunovcë, mund të ndodhë katastrofë

Temperatura të larta në vend, “Kryqi i Kuq” jep ujë për qytetarët

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjykata Penale, u anulua rigjykimi për “Lidhjen Ndërkombëtare”
Next Article Bozhinovska – Pjat: Maqedonia me dorën e shtrirë nga SHBA-ja do të ecë me sukses drejt tranzicionit të gjelbër

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Maqedoni TOP LAJM
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?