By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Udhëhiqet procedurë parahetimore për keqpërdorim dhe dakordim ndërmjet operatorëve ekonomik dhe të punësuarve në Departamentin e MPB-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Udhëhiqet procedurë parahetimore për keqpërdorim dhe dakordim ndërmjet operatorëve ekonomik dhe të punësuarve në Departamentin e MPB-së
Maqedoni

Udhëhiqet procedurë parahetimore për keqpërdorim dhe dakordim ndërmjet operatorëve ekonomik dhe të punësuarve në Departamentin e MPB-së

admin
Last updated: 05/02/2025 15:26
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 shkurt – Me urdhër të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, Ministria e Punëve të Brendshme ndërmerr veprime në procedurë parahetimore në rastin për keqpërdorim dhe dakordim ndërmjet operatorëve ekonomik dhe të punësuarve në Departamentin e MPB-së për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta rreth furnizimit publik të zbatuar në polici, informojnë sot nga Prokuroria.

Deri në këtë moment, janë kryer bastisje në 16 lokacione në bazë të urdhërit të dhënë nga gjyqtari i procedurës paraprake, ndërsa me kërkesë të prokurorit publik.

“Duke e marrë parasysh fazën në të cilën gjendet procedura, nuk jemi në mundësi të ndajmë më shumë detaje për momentin”, citojnë nga Prokuroria.

“Paraprakisht për aksionin konfirmoi edhe MPB.

“Nëpunësit policor nga Departamenti për zbulimin e krimit të organizuar dhe serioz, Departamenti për Polici Kriminalistike dhe Departamenti për Kontroll të Brendshme, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale sipas udhëzimeve të Prokurorit kompetent publik në vijim janë masat dhe aktivitetet e lidhura me punën e Departamentit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta në MPB”, konfirmuan nga MPB.

Sipas informatave ende jozyrtare, siç publikuan një pjesë e mediave, bëhet fjalë për hetim të lidhur me dyshimet për keqpërdorim të tenderëve për servisim të automjeteve zyrtare.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Së shpejti trena deri në Tetovë, Gostivar, Shtip dhe Koçan
Next Article Zëvendëskryeministri Fetai takoi ambasadoren Filipidu

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?