By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Udogie, Gila, Ndoye dhe shumë të tjerë: Igli Tare po studion lëvizjet për ‘Milanin e ri’
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Udogie, Gila, Ndoye dhe shumë të tjerë: Igli Tare po studion lëvizjet për ‘Milanin e ri’
Sport

Udogie, Gila, Ndoye dhe shumë të tjerë: Igli Tare po studion lëvizjet për ‘Milanin e ri’

admin
Last updated: 21/05/2025 11:44
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Milani ka nisur të mendojë më konkretisht për të ardhmen. Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, ardhja apo jo e Igli Tares do të ndryshonte ndjeshëm planet e klubit.

Nëse drejtori shqiptar do t’i bashkohej kuqezinjve dhe në rast të një largimi të mundshëm të Theo Hernandez, një nga emrat që mund të merret në konsideratë për krahun e majtë është ai i Destiny Udogie nga Tottenham Hotspur.

Vëmendje gjithashtu edhe për Dan Ndoye, autori i suksesit të madh të Bolognës në Kupën e Italisë, si dhe Jens Odgaard, i cili ka treguar rritje të ndjeshme që nga janari 2024 deri më tani me fanellën kuqeblu.

Në repartin mbrojtës, Fikayo Tomori dhe Malick Thiaw pritet të largohen, ndaj drejtuesit do të duhet të gjejnë zëvendësuesit e duhur.

Preferenca e parë për Taren është Mario Gila nga Lazio, por në listën e tij ndodhen edhe Luiz Felipe, i cili ka pasur pak hapësira te Marseille pas aventurës në Al-Ittihad – si dhe emra të rinj si Pietro Comuzzo (që sapo ka rinovuar me Fiorentinën), Giovanni Leoni nga Parma dhe Diego Coppola i Hellas Veronës.

Për momentin, kthimi i Sergej Milinkovic-Savic në Itali mbetet vetëm një ëndërr, pasi ai paguhet 20 milionë euro në sezon nga Al Hilal. Por, në futboll asgjë nuk përjashtohet.

Në sulm, Milani ka kohë që ndjek Lorenzo Luccën, i cili pritet ta mbyllë sezonin me gola dyshifror. Gjithashtu është përmendur edhe Federico Chiesa, i cili po has vështirësi për të gjetur hapësira te Liverpooli, mes shumë yjesh, dhe dëshiron të rikthehet në qendër të vëmendjes në prag të Kampionatit Botëror – një garë që ish-sulmuesi i Juventusit dhe Fiorentinës dëshiron ta luajë me çdo kusht.

You Might Also Like

Kosova sonte synon fitore ndaj Sllovenisë

FFK-ja gjobitet për “shkelje të lehtë” në ndeshje me Suedinë

Infantino sot në Kosovë, FFK: Ditë e madhe për vendin tonë

Enis Bardhi bëhet baba

Lavdrim Kasami ftohet në Kombëtaren U19 për miqësoret kundër Irlandës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Pa punë dhe pa ushqim – si veproi aktorja Julia Ilirjani përballë vajzës dhe skamjes në Amerikë?
Next Article MPB me detaje për aksidentin në rrugën Prilep – Gradsko, është lënduar një person

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?