By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Uji nga ujësjellësi i Gostivarit është i sigurt për t’u pirë, njoftojnë nga Higjiena Komunale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Uji nga ujësjellësi i Gostivarit është i sigurt për t’u pirë, njoftojnë nga Higjiena Komunale
Maqedoni

Uji nga ujësjellësi i Gostivarit është i sigurt për t’u pirë, njoftojnë nga Higjiena Komunale

admin
Last updated: 27/08/2026 16:47
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 gusht, argument.mk/ – Ndërmarrja Publike “Higjiena komunale” – Gostivar informon se analizat e vazhdueshme laboratorike konfirmojnë sigurinë e plotë të ujit të pijshëm nga rrjeti publik i furnizimit me ujë.

Informacionin e bazojnë në raportet zyrtare të marra nga Qendra e Shëndetit Publik të Tetovës – Njësia rajonale e Gostivarit, mostrat e analizuara tregojnë se uji i plotëson të gjitha standardet fiziko-kimike dhe mikrobiologjike dhe është në përputhje të plotë me normat ligjore për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm.

“Testimet u kryen nga Laboratori 1103/2026, i cili është i akredituar sipas standardit ndërkombëtar MKC EN ISO/IEC 17025:2018 për testime kimike dhe mikrobiologjike të ushqimit dhe ujit, theksojnë nga NP “Higjiena komunale”.

Nga Ndërmarrja e cila menaxhon furnizimin me ujë në komunën e Gostivarit, theksojnë se mostrat janë marrë nga shtatë pika të rrjetit të shpërndarjes në vende të ndryshme: stacioni i benzinës Makpetrol – Rruga JNA, Ndihma e shpejtë – Spitali i Përgjithshëm, shatërvani publik përballë Stacionit policor, shatërvani në varreza – fshati Banjicë e poshtme, shatërvani publik para ndërtesës së Komunës së Gostivarit, shatërvani në xhami – fshati Zdunje, shatërvani publik – vendbanimi Ciglana.

“Për të gjitha mostrat e lartpërmendura, për sa i përket karakteristikave higjienike dhe teknike, është konstatuar përputhshmëri absolute me kriteret e përcaktuara për konsum të sigurt, theksojnë nga NP “Higjiena komunale”.

Prandaj, ata potencojnë se monitorimi dhe kontrolli i cilësisë së ujit do të vazhdojë rregullisht, përmes marrjes së mostrave ditore dhe analizave rigoroze, për të garantuar një furnizim të pandërprerë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.

Në interes të transparencës institucionale dhe informimit të drejtë të publikut, përveç kumtesës, nga ndërmarrja komunale e shërbimeve publike ndan edhe rezultatet e analizave laboratorike në linkun e mëposhtëm.

https://komunalecgostivar.gov.mk/mk/news/]

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Miratohet nga MASH katalogu i teksteve shkollore, ekzekutohen mjetet financiare te prindërit
Next Article Dyshohet se për 1.400 euro i shtonin kategori patentë-shoferit, dy të punësuar në MPB nën hetime?
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?