By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Miratohet nga MASH katalogu i teksteve shkollore, ekzekutohen mjetet financiare te prindërit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Miratohet nga MASH katalogu i teksteve shkollore, ekzekutohen mjetet financiare te prindërit
Kosovë

Miratohet nga MASH katalogu i teksteve shkollore, ekzekutohen mjetet financiare te prindërit

admin
Last updated: 27/08/2026 16:46
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 27 gusht, argument.mk/ – Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka miratuar sot Katalogun Zyrtar të Teksteve Shkollore dhe ka njoftuar se janë ekzekutuar mjetet financiare në llogaritë e prindërve përfitues për subvencionimin e teksteve për nxënësit e klasave 1–9 për vitin shkollor 2026/2027.

Sipas MASh, aplikimi për subvencionim ka nisur më 27 korrik përmes platformës eKosova, ndërsa aplikimet janë verifikuar fillimisht nga koordinatorët e autorizuar nëpër shkolla dhe më pas nga komisioni përkatës i ministrisë. Lista përfundimtare e përfituesve i është përcjellë Ministrisë së Financave për realizimin e pagesave.

Ministria ka bërë të ditur se pas negociatave me shtëpitë botuese janë përcaktuar çmimet finale të teksteve shkollore. Katalogu zyrtar përcakton çmimin e secilit tekst, ndërsa këto çmime janë të detyrueshme për të gjitha pikat e shitjes.

Vlera e subvencionimit për tekstet shkollore në gjuhën shqipe, sipas klasave, është:

  • Klasat 1 dhe 2: 60 euro
  • Klasa 3: 65 euro
  • Klasa 4: 70 euro
  • Klasa 5: 80 euro
  • Klasat 6 dhe 7: 90 euro
  • Klasat 8 dhe 9: 100 euro

Me miratimin dhe publikimin e katalogut, prindërit dhe kujdestarët ligjorë mund të nisin blerjen e teksteve shkollore.

MASh u ka bërë thirrje prindërve që gjatë blerjes të kontrollojnë nëse tekstet po shiten me çmimet e përcaktuara në katalogun zyrtar.

Ndërkohë, Inspektorati i Arsimit do të nisë nga sot monitorimin intensiv të pikave të shitjes, me qëllim verifikimin e respektimit të çmimeve.

Pas fillimit të vitit shkollor, inspektorët do të kryejnë verifikime edhe në shkolla për të konstatuar nëse nxënësit janë pajisur me tekstet shkollore.

Çmimet e përcaktuara në këtë katalog janë të detyrueshme për zbatim nga të gjitha pikat e shitjes së teksteve shkollore.

Katalogu është publikuar online dhe mund ta gjeni në: https://mash.rks-gov.net/…/katalogu-i-teksteve…/ .

Prindërit që hasin mospërputhje mes çmimeve të katalogut dhe atyre në pikat e shitjes mund ta raportojnë rastin në numrat zyrtarë të MASh: +383 (0) 38 200 65 144 dhe +383 (0) 38 200 65 005.

Ministria ka njoftuar gjithashtu se sistemi i aplikimit në eKosova mbetet i hapur për fëmijët që ende nuk janë regjistruar në klasën e parë dhe do të regjistrohen në afatin e dytë.

I njëjti sistem mbetet i hapur edhe për prindërit e nxënësve të niveleve të tjera që, për arsye të ndryshme, ende nuk kanë aplikuar për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore.

You Might Also Like

E privoi nga jeta gruan shtatzënë, vdes Egzon Bytyqi- Nga QKUK japin detaje

Kush po përmendet për president të vendit?

Më 7 shtator nis gjykimi ndaj Fatmir Shehollit

KFOR pa afat zyrtar për largim nga ura e Ibrit, BE ripërsërit kërkesën për koordinim Qeveri – komuna rreth hapjes së saj

Haradinaj ngushëllon familjen Merlaku për ndarjen nga jeta të nënës Xhyle

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Inspektorati i Tregut i RMV-së po kontrollon nëse tregtarët e respektojnë vendimin për uljen e çmimeve të mjeteve shkollore
Next Article Uji nga ujësjellësi i Gostivarit është i sigurt për t’u pirë, njoftojnë nga Higjiena Komunale
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Toshkovski: Çdo person që ka keqpërdorur pozitën dhe ka njollosur imazhin e MPB-së do të sanksionohet në mënyrën më të rreptë
Maqedoni TOP LAJM
Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në një aksident trafiku në Slloveni
Maqedoni
Flakët përfshijnë Malin e Thatë, zjarr i madh mbi fshatin Kopanicë
Kronika
E privoi nga jeta gruan shtatzënë, vdes Egzon Bytyqi- Nga QKUK japin detaje
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?