By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: UNICEF: Popullsia në Maqedoninë e Veriut po tkurret
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > UNICEF: Popullsia në Maqedoninë e Veriut po tkurret
Maqedoni

UNICEF: Popullsia në Maqedoninë e Veriut po tkurret

admin
Last updated: 05/05/2025 18:27
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 maj – Maqedonia e Veriut po përjeton ndryshime të konsiderueshme demografike, me një rënie prej 18 përqind të popullsisë së fëmijëve nga viti 2011 deri në vitin 2023 dhe një shkallë të ulët fertiliteti prej 1.5 përqind, duke treguar një popullsi në tkurrje. Kjo u veçua në prezentimin e UNICEF-it, “Analiza e situatës së fëmijëve dhe adoleshentëve në Maqedoninë e Veriut 2024”. Më tej thuhet se shkalla e vdekshmërisë neonatale ka rënë nga 5.2 për 1000 lindje të gjalla në vitin 2016 në 1.8 në vitin 2023, ndërsa shkalla e vdekshmërisë së fëmijëve nën pesë vjeç ka rënë në 2.7 për 1000 lindje në vitin 2023, që megjithatë është nën mesataren e rajonit dhe atë të BE-së.

“Shkalla e fertilitetit në vitin 2022 ishte relativisht e ulët, rreth 1.5 fëmijë për grua, gjë që është nën përmasën e duhur për zëvendësim të popullsisë, e vlerësuar në 2.1 për vendet në zhvillim dhe si e tillë rezulton në rënie të popullsisë. Tendencat e migracionit sinjalizojnë migrimin jashtë vendit, veçanërisht në mesin e të rinjve midis 20 dhe 39 vjeç, i nxitur nga mundësitë ekonomike në vendet tjera, gjegjësisht standardi më i mirë i jetesës”, tha Silvia Kiaruçi, UNICEF.

Fëmijët me kushte më të vështira për jetesë dhe diskriminim thuajse në çdo fushë janë fëmijët rom, nënvizohet në këtë analizë. Këtë e dëshmojnë edhe nga Komisioni Antikorrupsion ku tashmë kanë marrë dhjetra ankesa për mos miratim të planeve detale urbanistike kur bëhet fjalë për këtë popullatë.

“Vlerësoj se komuna të tilla janë 17 ku shteti duhet të veproj një orë më parë bashkë me pushtetin lokal, ti ndryshojnë Planet Detale Urbanistike dhe të përpiqen të bëjnë urbanizimin sepse të gjitha tentimet që I bën shteti ndaj fëmijëve romë, nëse nuk kanë ku të kthehen në shtëpi të përshtatshme dhe nuk kanë ku të mbajnë higjienën personale dhe të krijojnë shprehi të shëndetshme vlerësoj se janë të kota”, u shpreh Dushan Tomshiq, Komisioni Antikorrupsion.

Gjithashtu, analiza nxori në pah se cilësia e arsimit në Maqedoninë e Veriut mbetet një shqetësim i madh pasi vlerësimet nacionale dhe ndërkombëtare tregojnë rënie të rezultateve arsimore, me rezultate mesatare më të ulëta në lëndët bazë. Nxënësit e Maqedonisë së Veriut kanë arritur rezultat nën mesataren e Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik ECD-së në matematikë, lexim dhe shkencë në testimin mbi Programin për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve (PISA). Vetëm 34 për qind e nxënësve e kanë arritur të paktën aftësinë e Nivelit 2 në matematikë krahasuar me mesataren e OECD prej 69 për qind. Në mënyrë të ngjashme, vetëm 26 për qind e nxënësve e kanë arritur këtë nivel në lexim krahasuar me mesataren e OECD 74 për qind, ndërsa 35 për qind e kanë arritur këtë nivel në shkencë krahasuar me mesataren e OECD 76 për qind.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Tragjedi në Kërçovë/ Ndahet nga jeta në aksident Besnik Rizmani, 33 vjeç
Next Article Mbi 2 milionë njerëz në koncertin e Lady Gagas në Brazil

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?