By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tragjedi në Kërçovë/ Ndahet nga jeta në aksident Besnik Rizmani, 33 vjeç
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Tragjedi në Kërçovë/ Ndahet nga jeta në aksident Besnik Rizmani, 33 vjeç
Kronika

Tragjedi në Kërçovë/ Ndahet nga jeta në aksident Besnik Rizmani, 33 vjeç

admin
Last updated: 05/05/2025 18:25
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një tjetër tragjedi ka goditur rëndë zemrat e qytetarëve të Kërçovës. Të dielën, më 04.05.2025, rreth orës 14:30, në rrugën kryesore Dibër–Strugë, pranë fshatit Otishani, ndodhi një aksident fatal trafiku, ku humbi jetën Besnik Rizmani, 33 vjeç, nga Kërçova.

Sipas të dhënave zyrtare, përplasja ndodhi mes një veture pasagjerësh “Peugeot-406” me targa të Shkupit, e drejtuar nga B.G. (43) nga Shkupi, dhe një motoçiklete “Dukati” me targa të Kërçovës, e drejtuar nga viktima. Ndërhyrja e shpejtë e ekipeve të Ndihmës së Shpejtë nga Dibra fatkeqësisht nuk mundi të shpëtonte jetën e të riut, vdekja e të cilit u konfirmua në vendngjarje.

Në aksident u plagos edhe M.G. (42), pasagjer në veturën nga Shkupi, i cili u dërgua me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm në Dibër, ku iu konfirmuan lëndime trupore.

Humbja e Besnikut ka lënë një boshllëk të thellë në mesin e miqve dhe shokëve të klasës, të cilët reaguan me dhimbje në rrjetet sociale:

“Na iku Besniku. Na iku pa paralajmërim, si fjalët që s’na dalin kur dhimbja na mbyt. E ndjejmë boshllëkun në zemër, në zërat tanë që s’dinë si ta thërrasin më emrin e tij.

Ishte mik i rrallë – i heshtur kur duhej, i zjarrtë kur fliste për drejtësi. Besniku ishte besnik. Na mbushte me dritë pa u përpjekur. Si Bujari që na mungon prej majit tjetrit, edhe Besniku iku në këtë muaj që tashmë e njohim për dhembjen.”

Pas vetes, ai la një djalë të vogël, Korabin, i cili tani do të rritet me kujtimin e një babai që ishte vetë simboli i lartësisë dhe mirësisë. Pranë tij qëndron tani një nënë që mban barrën e dy dashurive: atë të saj dhe të të ndjerit.
Lamtumirë, Besnik. Në heshtjen që le pas, do të të kujtojmë gjithmonë.

Varrimi është bë sot në ora 17:00 në Kërçovë.

You Might Also Like

Përleshje mes anëtarëve të dy klubeve të arteve marciale në Bit Pazar, disa persona të lënduar

Aksion antidrogë në Kosovë – kapen 25 kg marihuanë dhe arrestohen 3 persona

Në një shtëpi në Viti gjenden mallra të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut

Bie nga shkallët, lëndohet rëndë punonjësja e Gjinekologjisë së Çairit

Sulmohet me qytën e pistoletës pasi mbrojti vajzën e tij të mitur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ribalancimi i buxhetit në fund të qershorit
Next Article UNICEF: Popullsia në Maqedoninë e Veriut po tkurret

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?