Shkup, 23 maj 2025 (MIA) – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot dërgoi urim me rastin e 23 Majit – Ditës kombëtare të vllahëve.
“Në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, u shpreh urimet e mia të sinqerta pjesëtarëve të komunitetit vllah me rastin e 23 Majit – Ditës Kombëtare të Vllahëve. Kjo ditë është simbol i traditës kulturore shekullore, gjuhës dhe identitetit të popullit vllah, të cilët janë pjesë e pandashme e strukturës multikulturore të vendit tonë. Vllahët, me pjesëmarrjen e tyre në jetën shoqërore, kulturore dhe ekonomike, kontribuojnë ndjeshëm në zhvillimin dhe pasurimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, shkruan Gashi në urim.
Kuvendi, si dhomë e demokracisë, do të vazhdojë të kultivojë dhe avancojë barazinë, respektin dhe përfshirjen e të gjitha komuniteteve në shoqërinë tonë.
“Konsideroj se së bashku, në frymën e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë, do të vazhdojmë të ndërtojmë një shtet të drejtë dhe gjithëpërfshirës për të gjithë qytetarët tanë. Të gjithë pjesëtarëve të komunitetit vllah u uroj festën të mbushur me krenari, dinjitet dhe shpresë për një të ardhme të përbashkët”, thotë kryetari i Kuvendit Gashi në urim me rastin e Ditës kombëtare të vllahëve.
