By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vajza transgjinore e Elon Musk, Vivian Jenna Wilson: Jam e shqetësuar për paratë, jetoj me cimere dhe nuk dua të jem super e pasur
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Vajza transgjinore e Elon Musk, Vivian Jenna Wilson: Jam e shqetësuar për paratë, jetoj me cimere dhe nuk dua të jem super e pasur
Showbizz

Vajza transgjinore e Elon Musk, Vivian Jenna Wilson: Jam e shqetësuar për paratë, jetoj me cimere dhe nuk dua të jem super e pasur

admin
Last updated: 03/09/2025 08:14
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Vivian Wilson, vajza transgjinore e miliarderit dhe sipërmarrësit të njohur Elon Musk, ka dhënë një intervistë ekskluzive për prestigjiozen The Cut. Në këtë rrëfim personal, ajo ka folur hapur për jetën e saj, raportin me familjen, sfidat e tranzicionit dhe dëshirën për t’u ndërtuar si një individ i pavarur, larg hijes së famës dhe pasurisë së të atit. Intervista e saj ka tërhequr vëmendjen e publikut botëror, duke sjellë një tjetër dimension mbi një histori që shpesh është komentuar vetëm nga jashtë.

“Si dreqin hahet kjo?” – pyet Vivian Wilson, duke parë me dyshim disa goca deti në pjatën para saj. “Oh Zot, kanë erë oqeani!” – thotë ajo, edhe pse ishte vetë ajo që i porositi. Për t’u siguruar, nuk kërkoi një duzinë të plotë, por vetëm dy.  “Ndihem kaq elegante kur porosis antipasta! Nuk kam ngrënë ushqim ‘fancy’ prej një shekulli,” thotë ajo me humor, edhe pse ulur në një restorant modest me ushqime deti. Pas një përgatitjeje të shkurtër mendore dhe një “E dua ushqimin e detit” të pëshpëritur, Vivian guxon t’i provojë. Reagimi? Një dridhje dhe një gllënjkë piña colada për t’ia mbuluar shijen.

Gjatë darkës, Vivian hapet më shumë. “Mund të jem pak e mbyllur si person. Shpesh, ‘bateria ime sociale’ mbaron më shpejt se e të tjerëve,” tregon ajo. Jetesa e saj është e thjeshtë: porosit shpesh ushqim të lirë sushi, luan lojëra kompjuterike, ndjek K-pop dhe Drag Race, dhe pranon se nuk e telefonon aq shpesh sa duhet nënën e saj, shkrimtaren Justine Musk. Përveç kësaj, ka ADHD, çka e bën të vështirë të rrijë ulur gjatë. “E ndiej veten të rritur, por duket sikur të tjerët nuk mendojnë kështu për mua. Dhe kjo më bezdis,” thotë ajo, edhe pse është vetëm 21 vjeç.

Foto: Vivian Jenna Wilson/Instagram

Vivian nuk është një 21-vjeçare e zakonshme. Ajo u bë e njohur në vitin 2022, kur kërkoi zyrtarisht të hiqte mbiemrin e babait të saj. Ishte një surprizë për publikun që njeriu i parë në listën e miliarderëve të botës kishte një vajzë transgjinore kaq të hapur, të sinqertë dhe me humor. Ajo u përqafua menjëherë si një ikonë e rezistencës, sidomos pasi foli kundër babait të saj, por vetë Vivian thotë se nuk kërkon të jetë “heroine”. “Jam ende duke zbuluar kush jam. Dua që njerëzit të më njohin për diçka tjetër, jo vetëm për atë që është më e dukshme,” shprehet ajo.

Marrëdhënia e saj me Elon Musk u prish plotësisht kur ajo ishte 18 vjeç. Në kërkesën e saj për ndryshim emri, Vivian shkroi: “Nuk jetoj më me babain tim biologjik dhe nuk dua të jem e lidhur me të në asnjë mënyrë.” Musk më vonë deklaroi publikisht se i respektonte të drejtat e saj për privatësi, por biografia e Walter Isaacson në vitin 2023 tregoi një version më të tensionuar, duke sugjeruar se qëndrimet e ashpra të Musk kundër “woke” ishin ndikuar nga tranzicioni i vajzës së tij. Në një intervistë, Musk madje e quajti me emrin e saj të lindjes dhe tha se vajzën ia kishte “vrarë virusi woke i mendjes”.

Foto: Vivian Jenna Wilson/Instagram

Vivian u kundërpërgjigj shpejt: “Sa herë kontrollova, jam shumë gjallë,” shkroi ajo në Threads. Në intervistën e saj të parë për NBC, e quajti babain “të pandjeshëm” dhe “narcisist”. “Isha e mbushur me inat për vite me radhë. Ishte një shpërthim i domosdoshëm. Dhe ndjesia ishte jashtëzakonisht e mirë”, kujton ajo.

Megjithatë, kjo e ekspozoi edhe ndaj sulmeve online. Të djathtët ekstremë nisën ta sulmonin me fjalë transfobike dhe çdo veprim i saj u bë lajm, nga dalje nëpër bare te komentet për jetën personale. Ajo pranon se shpesh ndjehet e lodhur nga kjo vëmendje: “Shumë njerëz mund të jenë të neveritshëm, sidomos kur komentojnë mbi trupin tim.” Për këtë arsye, thotë se është tërhequr disi nga debati publik dhe nuk dëshiron të flasë më për babain e saj.

Foto: Vivian Jenna Wilson/Instagram

Sot, Vivian përpiqet të ndërtojë një identitet të vetin. Ka jetuar në Quebec dhe Tokio, ka studiuar gjuhë, por është kthyer në Los Anxhelos, ku jeton me tre shokë shtëpie për arsye ekonomike. Pavarësisht se është vajza e njeriut më të pasur në botë, ajo nuk e quan veten të privilegjuar financiarisht. “Nuk kam qindra mijëra dollarë në dispozicion. Kam ushqim, kam strehë dhe miq. Për moshën time, kjo është një lumturi që shumë nuk e kanë”, thotë.

Fama, megjithatë, i ka hapur dyert: Vivian ka nisur të merret me modeling dhe muajin e kaluar debutoi në skenën drag, të cilën e përshkruan si përvojën më të bukur të vitit. “Ishte diçka që nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Ishte e jashtëzakonshme”, shprehet ajo.

- Advertisement -
Ad imageAd image
Foto: Vivian Jenna Wilson/Instagram

Edhe pse shpesh e shqetëson ekspozimi, Vivian duket se ka pranuar realitetin e saj të ri. “Kam luftuar aq gjatë që të shihem si një person i zakonshëm. E më mungon kjo. Por nga ana tjetër, më pëlqen të jem e famshme. Nuk jam e sigurt çfarë ndjej – por më pëlqen fakti që kjo më sjell të ardhura.” Dhe kur pyetet se cili është stereotipi më i madh për të, Vivian qesh dhe thotë pa hezitim: “Problemet me babin”.

You Might Also Like

Prishja e miqësisë me Kiara Titon, Dojna Mema flet për herë të parë

U raportua se Sara Gjordeni dhe Bardhi janë ndarë, kjo është e vërteta

Albumi i ri i Taylor Swift thyen rekord të shitjes

Prej 3 muajsh në burg në Dubai, Cllevio i Tik Tok pranon ekstradimin – Nis përballjen me ligjin në Shqipëri

Reagimi i Rita Orës kur në një emision i lëshohet kënga e Dua Lipës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Google Maps po teston një funksion të ri – çfarë e bën më të lehtë
Next Article Nga armët tek simbolet nacionaliste – çfarë zbuloi policia në bastisjet e fundit në veri?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?