By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Google Maps po teston një funksion të ri – çfarë e bën më të lehtë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > Google Maps po teston një funksion të ri – çfarë e bën më të lehtë
Teknologji

Google Maps po teston një funksion të ri – çfarë e bën më të lehtë

admin
Last updated: 03/09/2025 08:13
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Informacionet më të fundit tregojnë se Google Maps ka nisur testimin e një funksioni të ri, i cili është në dispozicion për një numër të vogël përdoruesish.

Google po teston një opsion të ri në aplikacionin Maps, të quajtur Live Updates, që u mundëson përdoruesve të ndjekin progresin e navigimit edhe kur aplikacioni nuk është i hapur.

Sipas Android Authority, ky funksion për momentin është parë vetëm tek një numër i vogël përdoruesish me Android 16, në versionin beta QPR2, dhe qëllimi është që informacionet e rëndësishme, si koha deri në kthesën tjetër ose koha e parashikuar e mbërritjes në destinacion, të jenë gjithmonë të dukshme.

Ndryshe nga njoftimet standarde që mund të zhduken lehtësisht nga paneli, Live Updates mbeten të shfaqura në ekranin e kyçur, në ekranin kryesor ose në shiritin e statusit të telefonit. Ky opsion ngjason pak me Live Activities të Apple që ekzistojnë në pajisjet iOS.

Pamjet e para tregojnë se përdoruesit e pajisjeve Pixel dhe Samsung tashmë mund ta shohin këtë funksion në versionin beta të Android 16. Megjithatë, bëhet fjalë për një test të kufizuar dhe ende nuk ka informacione se kur Live Updates do të jetë në dispozicion për publikun e gjerë.

Google prezantoi zyrtarisht Android 16 para një muaji, por duket se për implementimin e plotë të opsioneve të reja, përfshirë edhe Live Updates, do të nevojiten akoma disa rregullime. Kur të bëhet i disponueshëm për të gjithë, ky funksion mund të bëjë përdorimin e Maps shumë më të lehtë gjatë drejtimit dhe të bëjë navigimin më praktik. 

You Might Also Like

iPhone-i i palosshëm i Apple mund të vijë me MagSafe dhe trup ultra të hollë

Apple ndryshon emrin e Liqenit Ontario në “Lake America” pas urdhrit të Trump

New Yorku ndalon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkollat publike deri në klasën e 8-të

29 shtete akuzojnë Meta-n se ka krijuar varësi te fëmijët dhe adoleshentët

Samsung prezanton Galaxy Book6, laptopi i ri 14-inç nis nga 800 dollarë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mëngjesi me diell, pasdite priten reshje shiu dhe shkarkime rrufesh
Next Article Vajza transgjinore e Elon Musk, Vivian Jenna Wilson: Jam e shqetësuar për paratë, jetoj me cimere dhe nuk dua të jem super e pasur

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?