Shkup, 9 janar – Një valë e të ftohtit pritet ta kaplojë Maqedoninë këtë fundjavë. Të shtunën në male do të vazhdojnë reshjet e borës, ndërsa në zonat më të ulëta do të bjerë shi. Të dielën pritet një masë më e ftohtë ajri, me erëra të forta veriore dhe reshje të dendura bore. Në disa vende do të formohet mbulesë bore, ndërsa në male trashësia e borës do të rritet ndjeshëm. Ditën e hënë do të ketë reshje të herëpashershme të borës, e më pas do të mbizotërojë mot i qëndrueshëm dhe i ftohtë me temperatura të cilat si në mëngjes po ashtu edhe gjatë ditës, kudo do të jenë nën zero.
