Shkup, 23 qershor – Nën ndikimin e masës ajrore shumë të ngrohtë nga jugu, vijon periudhë e motit të nxehtë me rritje të temperaturave. Mot i nxehtë pritet veçmas nga e mërkura deri të premten, kur temperaturat e ditës do të jenë mbi 30 gradë, ndërsa në disa vende do të arrijë 40 gradë Celsius, kumton DPHM-ja.
Të premten pasdite dhe në mbrëmje do të ketë mot jostabil lokal me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima, ndërsa rënie e temperaturave për disa gradë pritet gjatë fundjavës ku do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior.
