By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Varnes nis turneun jashtë Shkupit, ndalesa e parë në Dibër
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Varnes nis turneun jashtë Shkupit, ndalesa e parë në Dibër
Maqedoni

Varnes nis turneun jashtë Shkupit, ndalesa e parë në Dibër

admin
Last updated: 17/08/2026 10:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Dibër, 17 gusht, Zhurnal.mk – Ushtruesja e detyrës ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Nicole Varnes, së bashku me ekipin e saj, ka nisur një turne vizitash jashtë kryeqytetit, ndërsa ndalesa e parë ka qenë qyteti i Dibrës.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e SHBA-së në Shkup, e cila përmes një njoftimi ka theksuar se vizita në Dibër është realizuar në kuadër të iniciativës “Përtej kryeqytetit”.

Gjatë qëndrimit në Dibër, Varnes është takuar me kryetarin e Komunës, Fisnik Mela, si dhe me përfaqësues të diasporës dibrane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Ambasadës amerikane, në fokus të bisedimeve kanë qenë prioritetet lokale, lidhjet me komunitetin dhe marrëdhëniet e vazhdueshme ndërmjet dy vendeve.

“Ndalesa jonë e parë na çoi në Dibër, ku e Ngarkuara me Punë Nicole Varnes u takua me kryetarin e Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, si dhe me pjesëtarë të diasporës së Dibrës në SHBA, për të diskutuar prioritetet lokale, lidhjet me komunitetin dhe marrëdhëniet e qëndrueshme mes dy vendeve tona”, thuhet në njoftim.

Nga Ambasada vlerësojnë se takimet me drejtuesit lokalë dhe bashkatdhetarët që jetojnë mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së dëshmojnë rëndësinë e lidhjeve njerëzore në forcimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve.

“Dita ishte një kujtesë se marrëdhëniet e forta ndërtohen përmes njerëzve, komuniteteve dhe lidhjeve të qëndrueshme”, theksohet në njoftim.

Ambasada amerikane ka bërë të ditur se turneu do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim me vizita në qytete të tjera të vendit. (Zhurnal.mk)

You Might Also Like

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article LSDM: Mickoski e lëshoi për përdorim ujin në Gostivar, por ende nuk kanë publikuar asnjë dokument
Next Article Hamas i kërkon Bordit të Paqes të detyrojë Izraelin të pranojë planin për paqe të qëndrueshme
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?