By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Varrimi i papës mundësi për takimin e parë ndërmjet Fon der Lajenit dhe Trampit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Varrimi i papës mundësi për takimin e parë ndërmjet Fon der Lajenit dhe Trampit
BotaMaqedoniTOP LAJM

Varrimi i papës mundësi për takimin e parë ndërmjet Fon der Lajenit dhe Trampit

admin
Last updated: 26/04/2025 13:03
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Bruksel, 26 prill – Bazilika e Shën Pjetrit në Romë do të transformohet sot në një vatër të diplomacisë ndërkombëtare, kur udhëheqësit botërorë të mblidhen atje për t’i bërë nderimet e fundit Papa Françeskut, i cili vdiq të hënën në moshën 88 vjeç.

Siç raporton portali i Brukselit “Euraktiv”, në krye të listës së dëshirave të shumë pjesëmarrësve do të jetë një takim ose të paktën një shkëmbim i shkurtër fjalësh me presidentin e SHBA-së Donald Tramp, i cili deri më tani ka treguar se është shumë selektiv në zgjedhjen e atyre që do të takohen.

Midis shumë udhëheqësve që do të marrin pjesë në varrim do të jetë kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, e cila ende nuk ka qenë midis atyre me të cilët Trampi është takuar që nga rikthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë në janar të këtij viti.

Sipas Euraktiv, Fon der Lajen mund të ketë një shans të rrallë për t’u takuar me Trampin në varrimin e Papës, pasi presidenti amerikan vazhdon të shmangë dialogun me udhëheqësit e BE-së dhe në vend të kësaj takohet me udhëheqës të shteteve anëtare të BE-së sipas zgjedhjes së tij.

“Duke pasur parasysh që Trampi dhe presidenti ukrainas Volodimir Zelenski pritet të ulen afër njëri-tjetrit, duket e mundshme që do të ketë ndërveprim midis këtyre udhëheqësve të cilët do të preferonin të mos ishin në të njëjtën dhomë. Por ajo që do të donte të ishte afër Trampit është kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, ndaj së cilës ai ka shfaqur heshtje shurdhuese që kur u kthye në Zyrën Ovale”, thekson portali.

Autori i vlerësimit vlerëson se Trampi nuk ka qenë kurrë i interesuar ta njohë BE-në si një bashkëbisedues të vërtetë, ndërsa Fon der Lajen e konsideron atë si “burokrate të pazgjedhur” të saj.

Италијанската премиерка Џорџа Мелони се сретна со својот полски колега Матеуш Моравјецки пред неформалниот состанок на Европскиот совет организиран од шпанското претседателство во Гранада, ја

Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni, e cila është ndër të paktët udhëheqës që janë takuar me Trampin në muajt e fundit, sipas “European konservativ”, mund të bëjë përpjekje të organizojë ndonjë takim dypalësh ose tripalësh me pjesëmarrjen e saj.

“Megjithatë, nuk ka asnjë garanci se edhe Maloni mund t’i bëjë Trampin dhe Fon der Lajenin të ulen ballë për ballë. Fon der Lajen është veçanërisht ngurruese të pranojë një takim pa e ditur më parë se do të ketë diçka për të treguar, pasi do të preferonte të takohej me Trampin “pasi të ketë një marrëveshje” në tryezë (për tarifat)”, pohon portali.

“European konservativ” beson se “dështimi për t’u takuar me Trampin” pavarësisht se ishte në të njëjtin aktivitet me të, mund të jetë gjithashtu një sinjal dobësie për Fon der Lajenin.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Prandaj, sipas portalit, Fon der Lajen është në një situatë të vështirë, pasi mos pjesëmarrja vështirë se është një mundësi, veçanërisht pasi ajo tashmë ndryshoi mendje një herë dhe vendosi në minutën e fundit të humbiste ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre Dame në Paris, duke ia lënë shfaqjen Trampit dhe duke i lejuar atij të shoqërohej me udhëheqës të tjerë evropianë.

Американскиот претседател Доналд Трамп ја отфрли понудата на претседателката на Европската комисија Урсула фон дер Лајен за договор за царините.

 Sipas mediumit, megjithëse Fon der Lajen vazhdon ta identifikojë veten si një “mike e madhe e Amerikës” dhe një “atlantiste e bindur”, ajo e ka ashpërsuar ndjeshëm tonin e saj në publik, duke kujtuar deklaratën e saj për gazetën “Cajt” se “Evropa është ende një projekt paqeje” dhe se “nuk sulmon ose ndëshkon fqinjët e saj”.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Sot sërish protestohet në Koçan për tragjedinë në diskotekën “Pulse”
Next Article Vrasja në Bit Pazar, LSDM: Me Toshkovskin në krye të MPB-së, qytetarët nuk ndihen të sigurtë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?