By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Vdekje arabëve”, tensione në Bregun Perëndimor: Kolonët izraelite djegin xhaminë!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > “Vdekje arabëve”, tensione në Bregun Perëndimor: Kolonët izraelite djegin xhaminë!
Bota

“Vdekje arabëve”, tensione në Bregun Perëndimor: Kolonët izraelite djegin xhaminë!

admin
Last updated: 21/12/2024 12:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Janë rindezur tensionet në Bregun Perëndimorë, ku banorë të qytetit Marda thonë se kolonë izraelitë i vunë zjarrin dhe vandalizuan një xhami, duke shkruar ofendime dhe parulla kërcënuese me bojë në muret e saj.

Një person i maskuar dhe me kapelë është parë duke lyer me bojë muret e xhamisë. Të paktën dy të tjerë iu bashkuan atij. Ndër mesazhet e shkruara në mur ishte “vdekje arabëve” si dhe një citat nga libri i Psalmeve të Biblës Hebraike. Kreu i këshillit të fshatit Marda, Nasfat al-Khufash e quajti këtë një sulm terrorist sistematik.

“Jo vetëm që e dogjën xhaminë, por edhe e treguan racizmin e tyre me sloganet e shkruara aty: “Vdekje arabëve”, “Në vend të xhamisë këtu, do të ngremë një sinagogë. Këto sulme janë të vazhdueshme dhe sistematike nga grupet e kolonëve.“-u shpreh Nasrat Khufash, kryetar i Këshillit të fshatit.

Policia izraelite dhe agjencia izraelite e sigurisë Shin Bet thanë në një deklaratë të përbashkët: “Ne e shohim këtë incident si jashtëzakonisht të rëndë dhe do të veprojmë me vendosmëri për të sjellë autorët para drejtësisë për një gjykim sa më të ashpër”.

Dhuna në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli është intensifikuar që nga fillimi i luftës në Gaza më 7 tetor të vitit të kaluar pas sulmit të Hamasit në tokën hebreje.

Që nga fillimi i luftës, të paktën 803 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor nga forcat ose kolonët izraelitë, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë.

You Might Also Like

Kinë, përcaktohen orientimet për zhvillimin gjatë periudhës 2026-2030

Hera e parë pas 500 vitesh, Mbreti Charles dhe Papa luten bashkë – Vizita në Vatikan, historike

Irani thotë se çdo sulm i ri ndaj tij do të jetë “një tjetër dështim”

Franca lëshon urdhërarrest për Bashar al-Assadin për krime kundër njerëzimit

BE-ja miraton paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article 2 të vdekur në aksidente
Next Article BDI reagon ndaj Rijad Shaqirit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?