Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Podujevë, ku një 36-vjeçar ka ndërruar jetë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare gjatë trajtimit për gripin sezonal.
Sipas informacioneve të Sinjalit, viktima ka qenë duke marrë infuzion kur papritur gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë.
Familjarët e viktimës kanë deklaruar se ai nuk ka pasur ndonjë problem tjetër shëndetësor, përveç gripit.
