By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vendi i varur nga importi i mishit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Vendi i varur nga importi i mishit
Ekonomi

Vendi i varur nga importi i mishit

admin
Last updated: 18/05/2025 14:01
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Maqedonia e Veriut po bëhet seriozisht e varur nga importi, jo vetëm për produktet bujqësore, por edhe për mishin. Rënia drastike e bagëtive është arsyeja pse qytetarët hanë mish të importuar nga destinacione të largëta si Tailanda dhe Brazili, andaj qytetarët po bëhen gjithnjë e më skeptikë në lidhje me llojin e mishit dhe cilësinë e tij. Ekspertët besojnë se situata me numrin e bagëtive po bëhet gjithnjë e më shqetësuese.

“Numri i bagëtive po zvogëlohet. Jo vetëm ne, por edhe vendet përreth varen nga importi i mishit të viçit. Brazili është prodhues i mishit të viçit, edhe mishi i pulës vjen gjithashtu nga Brazili. Ne nuk mund ta përdorim mishin e derrit vetëm për konsum të freskët, e lëre më për kapacitete industriale. Pra, gjithçka importohet tek ne. Ne nuk kemi lëndë të para për prodhimin e mishit të përpunuar. Mishi i qengjit po rritet gjithnjë e më pak, kurse kemi qenë të njohur për këtë”, tha Aleksandra Silloska Nikolloska – profesoreshë e Fakultetit të bujqësisë – Shkup.

Që gjërat të ndryshojnë, shteti duhet të përqendrohet në rritjen e fondit të bagëtive, rekomandojnë ekspertët. Por kjo kërkon strategji të mirëfilltë.

“Tashmë e dini që qytetet tona po zbrazen, e lëre më fshatrat. Kush do të ruaj bagëti? Pra, kjo është strategji më e madhe që shteti duhet ta përcaktojë vetë”, tha Aleksandra Silloska Nikolloska- profesoreshë e Fakultetit të bujqësisë- Shkup.

Në vitet e fundit, vendi ka përmbushur 70% të nevojave të saj ushqimore, veçanërisht produkteve bujqësore, përmes importeve.

“Kjo është politikë paksa arrogante dhe do të thosha strategji e keqe shtetërore, por tani mendoj se në të ardhmen këto shifra do të ulen. Që nga ajo epokë para krizës së koronavirusit dhe pas pandemisë së koronavirusit, ndërgjegjësimi është zgjuar pak dhe kemi parë se kemi kushte për të prodhuar ushqim të shëndetshëm dhe të sigurt. Ka interes në rritje midis të rinjve për të punuar këtu dhe për t’u angazhuar në prodhimin e tyre, ku ajo shkallë dhe ajo përqindje e importeve do të ulet, sepse kemi kushte të shkëlqyera për prodhim këtu”, theksoi Biljana Ristaqoska Shirgovska- profesoreshë e Fakultetit të shkencave bujqësore dhe ushqimore.

Maqedonia e Veriut ishte prodhues i rëndësishëm ushqimor në të kaluarën, por sot ne furnizohemi me qumësht dhe miell nga Serbia ndërsa domatet dhe trangujt vijnë nga Shqipëria. Produkte bujqësore importohen gjithashtu nga Greqia dhe Turqia. Ndërkohë, sipërfaqe të mëdha bujqësore në vendin tonë mbeten të papërpunuara.

You Might Also Like

Inflacioni, shpenzimet e jetës rriten për 4 %

Në tremujorin e katërt të vitit 2025 do të shpallet Thirrja Publike 02/2025

Përsëri u rrit kostoja e jetesës

Çmendet qeveria/ Taksë e re 300 milionë euro mbi naftën për rezervën e sigurisë

Përmbyllet me sukses faza e aplikimeve në Skemën Kombëtare të Investimeve, 801 kërkesa nga fermerët në të gjithë vendin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Filloi regjistrimi i nxënësve në klasë të parë
Next Article Me muaj të tërë pritje në Radiologji për një incizim

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?