By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Filloi regjistrimi i nxënësve në klasë të parë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Arsimi dhe Shkenca > Filloi regjistrimi i nxënësve në klasë të parë
Arsimi dhe ShkencaMaqedoni

Filloi regjistrimi i nxënësve në klasë të parë

admin
Last updated: 18/05/2025 14:00
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 maj – Këto dy pesa të shkruara në këto duar të vogla tregojnë se Maisa dhe Batini kaluan me sukses bisedën me psikologun dhe tashmë janë pranuar në klasë të parë. Dëshira për të nisur një rrugëtim të ri të dijes ka bërë që këto dy fëmijë paraprakisht të mësojnë numrat deri në 100, disa nga shkronjat e alfabetit të gjuhës shqipe dhe shumë vjersha të shkurtëra.

“Unë shumë dua të vij në shkollë se kam shoqe edhe shok. A di me numëru? Po. Deri në sa? Deri në 100. Numëro deri në 10….1,2,3,4,5,6,7,8,9,10…”, tha një fëmijë.

“Maisa, a di ndonji shkronjë? Po. Cilat? A- akullore, B-breshka, C-cjapi, F-flutura. A di ndonjë vjkershë? Po”, tha një tjetër fëmijë.

Mësuesja Florie Qorolli, tashmë disa dekada përvojë në arsim vlerëson se fëmijët në klasë të parë nuk duhet të vijnë me lexim dhe shkrim paraprakisht të mësuar. Kjo, sipas mësueses Qorolli, do të shkaktoj monotoni dhe humbje të dëshirës për të mësuar pjesën tjetër të planprogramit mësimor për klasën e parë.

“Sa I përket leximit nuk duhet ta bëjnë fëmijët para se të fillojnë në klasë të parë sepse pastaj do të jetë një monotoni e mësimit në shkollë. Mirëpo, fëmijët duhet të përgatiten në tjetër aspekt, të dijnë të mbajnë lapsin, të dijnë pjesët elementare të shkronjave të cilat do ti mësojnë paraprakisht nga çerdhet. Të dijnë të shkruajnë emrin e vet sëpaku. Për orientimin e vijave, të mbajturit drejtimin e shkrimit jemi ne këtu por të dijnë të mbajnë lapsin, mos të dalin nga vijat, këtë shumë lehtë e mësojnë në çerdhe”, u shpreh Florie Qorolli, mësuese.

Regjistrimi i nxënësve në klasë të parë për vitin shkollor2025/26 realizohet deri në përmbyllje të muajit Maj. Në klasë të parë mund të regjistrohen të gjithë fëmijët të cilët deri më 31 dhjetor 2025 mbushin 6 vjet. Dokumentet e nevojshme për regjistrimin janë: çertifikata e lindjes e kopjuar, vërtetim për vaksinat e pranuara, vërtetim nga stomatologu, vërtetim nga oftalmologu, letërnjoftimi i prindit ose kujdestarit ndërsa për klasat në mësim të tërëditor të dy prindërit duhet të dorëzojnë vërtetim nga puna. Për fëmijët me nevoja të veçanta nevojitet edhe mendim nga komisioni për vlerësimin e fëmijëve dhe të rinjëve për mbështetje shtesë arsimore, sociale dhe shëndetësore sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Funksionimit.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Albrim Hoxha i drejtohet Taravarit: A të thashë kryetar se Salimi nuk shkon në BDI?
Next Article Vendi i varur nga importi i mishit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?