By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vendi ynë sot do ta marrë kryesimin me EUSAIR dhe Nismën Adriatiko-Joniane
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Vendi ynë sot do ta marrë kryesimin me EUSAIR dhe Nismën Adriatiko-Joniane
MaqedoniTOP LAJM

Vendi ynë sot do ta marrë kryesimin me EUSAIR dhe Nismën Adriatiko-Joniane

admin
Last updated: 06/05/2025 08:04
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Athinë, 6 maj – Në margjinat e forumit të dhjetë vjetor të Strategjisë së BE-së për rajonin Adriatik-Jonian (EUSAIR) që mbahet në ishullin Kretë në kuadër të kryesimit grek, vendi ynë sot në ceremoni solemne edhe zyrtarisht do ta ndërmarrë kryesimin e ardhshëm me EUSAIR nga nikoqiri Greqia, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Bëhet fjalë për kryesimin e parë pasi vendi u bë pjesë e këtyre formateve të bashkëpunimit rajonal, ndërsa delegacioni ynë udhëhiqet nga ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani.

Forumi i dhjetë jubilar i Strategjisë së BE-së për Rajonin Adriatik-Jonian që filloi dje është në kuadër të kryesimit grek me Strategjinë makro-rajonale të BE-së për rajonin Adriatik-Jonian (EUSAIR) dhe me Nismën Adriatik-Jonian (AII), ndërsa sipas Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave si dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë në forumin vjetor në Kretë do të mbahet “Takimi ministror i Nismës me miratimin e Deklaratës së Kretës; panel i ministrave kompetent për programe evropiane; ceremonia e dorëzimit të kryesimit të Greqisë për Maqedoninë e Veriut, si dhe konferencë për media e shefave të të dy kryesive”.

Siç njoftuan dje nga Ministria për Çështje Evropiane, ministri Murtezani do të marrë pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit të kryesimit, në panelin e ministrave për fonde të BE-së dhe takimin ministror, si pjesë e agjendës më të gjerë të Forumit kushtuar përforcimit të bashkëpunimit rajonal, lidhshmërisë dhe integritetit në rajonin Adriatik-Jonian.

Kryesimi i Maqedonisë së Veriut me EUSAIR dhe Nismën Adriatik-Joniane fillon më 1 qershor të vitit 2025 dhe do të zgjasë një vit.

Kryesimi grek me EUSAIR filloi vitin e kaluar dhe përfundon në fund të muajit.

“Qëllimi i kryesimit grek dhe Forumit është përforcimi i bashkëpunimit rajonal në rajonin makro Adriatik-Jonian, promovimi i perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor, theksimi i rolit të kohezionit social, theksimi i aftësive të kaltërta dhe ballafaqimi me ndryshimet klimatike në Planin e ri aksionar të rishikuar, si dhe të lidhet EUSAIR me Kohezionin e ardhshëm politik pas vitit 2027”, njoftuan nga Ministritë e Ekonomisë dhe Financave si dhe të Punëve të Jashtme të Greqisë.

Ata shtuan se me forumin e dhjetë vjetor të Kretës do të theksohet “roli strategjik i Greqisë si urë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor dhe do të konfirmohet edhe përkushtimi i fortë i vendit drejt përforcimit të kohezionit evropian, bashkëpunimit transnacional dhe zhvillimit të qëndrueshëm në rajonin më të gjerë”.

You Might Also Like

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh

Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe

Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm

Uji në Shkup është i sigurt për momentin, por nëse nuk sanohet deponia me krom në Jegunovcë, mund të ndodhë katastrofë

Temperatura të larta në vend, “Kryqi i Kuq” jep ujë për qytetarët

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Komunikacioni po zhvillohet rrjedhshëm dhe pa ngecje
Next Article Vranët dhe me diell

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Maqedoni TOP LAJM
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?