By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vendim përfundimtar nga Strasburgu: Ivanov i abrogoi në mënyrë të paligjshme të dyshuarit e PSP-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Vendim përfundimtar nga Strasburgu: Ivanov i abrogoi në mënyrë të paligjshme të dyshuarit e PSP-së
Maqedoni

Vendim përfundimtar nga Strasburgu: Ivanov i abrogoi në mënyrë të paligjshme të dyshuarit e PSP-së

admin
Last updated: 23/06/2026 15:56
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 qershor, Zhurnal.mk – Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka marrë vendim me të cilin konfirmon se institucionet e Maqedonisë kishin të drejtë të shfuqizonin faljet që në vitin 2016 i dha ish-presidenti Gjorgje Ivanov personave të përfshirë në hetimet e ish-Prokurorisë Speciale.

Sipas vendimit të publikuar sot, gjykata ka konstatuar njëzëri se nuk është shkelur e drejta për gjykim të drejtë e aplikuesve, pavarësisht ndryshimeve ligjore që mundësuan tërheqjen e faljeve presidenciale dhe vazhdimin e procedurave penale. Në arsyetimin e vendimit thuhet se shteti kishte të drejtë legjitime të ndërhynte dhe të anulonte abolicionet, duke pasur parasysh se ato ishin dhënë në kushte krize të thellë politike dhe pa bazë të duhur ligjore.

“Nuk ka pasur shkelje të nenit 6 paragrafi 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që ka të bëjë me të drejtën për gjykim të drejtë, për shkak të ndërhyrjes ligjore me të cilën u mundësua anulimi i faljeve presidenciale dhe vazhdimi i procedurave penale,” thuhet në vendimin e Gjykatës.

Rasti lidhet me vendimin kontrovers të Ivanovit të 12 prillit 2016, kur u nënshkruan mbi 100 vendime për falje të politikanëve dhe funksionarëve që ishin objekt i hetimeve të ish-Prokurorisë Speciale. Vendimi atëherë shkaktoi reagime të forta në opinion dhe protesta masive, pas të cilave një pjesë e faljeve u tërhoqën, ndërsa më vonë u shfuqizuan ligjërisht.

Me vendimin më të ri nga Strasburgu, Gjykata Evropiane praktikisht konfirmoi se anulimi i abolicioneve ishte në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës dhe nuk përbënte shkelje të të drejtave themelore të njeriut të personave të përfshirë në procedurat.

You Might Also Like

Rrufeja goditi pikën kufitare “Evzoni”, turistët mbetën të bllokuar

Australia hap dyert për qytetarët e Evropës

Georgievski: E formova VMRO-në për të shpëtuar nga kthetrat serbe

Editorial / Ku ateroi letra e Ali Ahmetit që ia shkroi Donald Trumpit?

Çavuşoğlu: BE-ja të jetë e sinqertë – Maqedonisë iu kërkua të ndryshojë flamurin dhe emrin, ndërsa tani t’i pranojë se nuk janë maqedonas

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut forcojnë bashkëpunimin për mbrojtjen e të drejtave të njeriut
Next Article Romeo Beckham debuton në Hollywood, roli i tij i parë vjen në një dramë romantike tenisi
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Aksident në Veles, ndërron jetë një këmbësor pas goditjes nga kamioni
Kronika
Në Holandë kryhet për herë të parë eutanazia e një fëmije nën 12 vjeç
Bota
Rrufeja goditi pikën kufitare “Evzoni”, turistët mbetën të bllokuar
Maqedoni
Australia hap dyert për qytetarët e Evropës
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?