Shkup, 15 korrik – Ndryshimi me kohë dhe adekuat i Kodit zgjedhor do të kontribuojë për organizimin e zgjedhjeve më të mira, konsideron ambasadorja e Zvicrës në vend, Veronik Hulman, e cila shpreson se gjatë ndryshimeve të Kodit zgjedhor do të merren parasysh të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe konkluzionet nga Enti Shtetëror i Revizionit.
“Zvicra për shumë vite e ka mbështetur qeverisjen e mirë në Maqedoninë e Veriut. Kjo është shumë e rëndësishme sepse organizimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike është me rëndësi të madhe. Shpresojmë që rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe konkluzionet nga Enti Shtetëror i Revizionit do të merren parasysh në ndryshimet dhe plotësimet e Kodit zgjedhor, në mënyrë që ndryshimi i duhur dhe në kohë i Kodit zgjedhor të kontribuojë në organizimin e zgjedhjeve më të mira. Shpresojmë që kjo të ndodhë me kalimin e kohës”, tha Hulman, e cila sot mori pjesë në konferencën mbi llogaridhënien financiare në zgjedhje të organizuar nga ESHR, Misioni i OSBE-së dhe IFES.
Sipas Entit Shtetëror të Revizionit, mbeten dobësitë sistemike në pjesën e avancimit të mënyrës së pagesës së donacioneve ku është vendosur mundësia që donacionet të paguhen tek fituesi i zgjedhjeve, e jo tek të gjitha në mënyrë të barabartë.
“Nuk ka shkelje më të mëldha në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Konstatimi kryesor i ESHR është se 77 për qind e reklamimit të paguar politik për zgjedhjet presidenciale financohet nga Buxheti i shtetit përmes KSHZ-së, ndërsa për zgjedhjet parlamentare është rreth 67 për qind. Mbeten edhe më tej gjendjet, që duhet të tejkalohen në pjesën e dobësive sistemike, siç është rregullimi i mënyrës së pagesës së donacioneve pas publikimit të rezultateve përfundimtare. Legjislacioni ynë lejon që pas publikimit të rezultateve përfundimtare, personsa të caktuar juridikë dhe fizikë të paguajnë donacione, ndërsa kuptohet kur tashmë do të dihen rezulatet, mbetet mundësia që secili që është interesuar, ta paguajë fituesin, e jo të gjithë në mënyrë të barabartë”, deklaroi revizori kryesor shtetëror Maksim Acevski.
Acevski është i kënaqur edhe nga llogaridhënia e partive polirike sepse nga më shumë se 60 parti, vetëm katër nuk i kanë respektuar afatet ligjore për parashtrimin e raporteve financiare dhe raportet për donacionet.
Në vend në tetor duhet të mbahen zgjedhje të rregullta lokale.
