By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vetëvendosje për “Trazirat e Marsit”: UNMIK e KFOR s’reaguan kur serbët gjuajtën protestuesit paqësorë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Vetëvendosje për “Trazirat e Marsit”: UNMIK e KFOR s’reaguan kur serbët gjuajtën protestuesit paqësorë
Maqedoni

Vetëvendosje për “Trazirat e Marsit”: UNMIK e KFOR s’reaguan kur serbët gjuajtën protestuesit paqësorë

admin
Last updated: 16/03/2024 14:01
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Lëvizja Vetëvendosje ka kujtuar ngjarjen tragjike të 20 vjetëve më parë kur tre fëmijët në Çabër të Mitrovicës humbën jetën në lumin Ibër.

“20 vjet më parë, në Çabër të Mitrovicës, buzë lumit Ibër, tre fëmijë, Egzon Deliu, Avni Veseli, dhe Florent Veseli po luanin duke ndjekur shota të egra. Fillimisht një serb që po korrte tallën aty fillon t’i fyej, e më pas një grup tjetër serb që i bashkohen atij me sharje, ndërsejnë qentë e tyre drejt fëmijëve të cilët të frikësuar fillojnë të ikin dhe hyjnë në lumin Ibër duke humbur tragjikisht jetën e tyre”.

Kjo ngjarje e përshkruar si më lart, Vetëvendosje thotë se është shkruar asokohe edhe në raportin e prokurorit amerikan të UNMIK-ut, Robert Dean, por, shton, për të nuk është ndarë kurrë drejtësi.

Vetëvendosje akuzon policinë e UNMIKU-ut dhe KFOR-it për mosreagim kur protestuesit paqësorë e shqiptarët u gjuajtën me armë nga kriminelë në pjesën veriore.

“Kjo vrasje e tre fëmijëve preku secilin qytetar duke rezultuar në organizimin e protestës paqësore me datë 17 Mars. Qytetarët shqiptarë dolën te ura e lumit Ibër në Mitrovicë për të parë serbët e organizuar në pjesën tjetër të cilët filluan të shtijnë me armë zjarri ndaj protestuesve, dhe ndaj shqiptarëve që ende jetonin në pjesën veriore. Policia e UNMIK-ut dhe e KFOR-it, vetëm kishte vëzhguar situatën dhe nuk kishte provuar ta ndalë dhunën e t’i arrestojë kriminelët serb që kishin shtënë mbi protestuesit paqësor. Kështu, pas vrasjes së fëmijëve dhe qytetarëve të paarmatosur në protestë, në mbarë vendin vërshuan protestat që kërkonin drejtësi. Në këto ngjarje që pasuan, e që u quajtën “Trazira të Marsit”, 19 qytetarë mbetën të vdekur, prej tyre 11 shqiptarë”.

Vetëvendosje thotë se do të kërkojë drejtësinë e munguar për këto krime.

“Data 16 mars, shënon një ditë e zezë për Mitrovicën dhe gjithë Kosovën. Drejtësia për ngjarjen tragjike, vrasjen e tre fëmijëve e më pas edhe e qytetarëve të tjerë, ende nuk është vënë. Ne nuk do e harrojmë kurrë dhe do të kërkojmë përherë vendosjen e drejtësisë për këto krime”.

Për të bërë homazhe në nderim e kujtim të tre fëmijëve që humbën jetën tragjikisht sot në Çabër ishte një delegacion i Lëvizjes VETËVENDOSJE! i prirë nga Sekretari Organizativ, Alim Rama së bashku me deputetë, aktivistë e anëtarë të Qendrës sonë në Mitrovicë, thotë VV në një njoftim në Facebook.

20 vjet nga vrasja e tre fëmijëve në Çabër të Mitrovicës20 vjet më parë, në Çabër të Mitrovicës, buzë lumit Ibër,…

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Saturday, March 16, 2024

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VLEN: Droja e OSBE-së për parregullsi zgjedhjore në Maqedoni të Veriut e ka emrin Bujar Osmani 
Next Article Politico zbardh planin e Navalnyt për dëmtimin e Putinit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?