By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Droja e OSBE-së për parregullsi zgjedhjore në Maqedoni të Veriut e ka emrin Bujar Osmani 
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Droja e OSBE-së për parregullsi zgjedhjore në Maqedoni të Veriut e ka emrin Bujar Osmani 
Maqedoni

VLEN: Droja e OSBE-së për parregullsi zgjedhjore në Maqedoni të Veriut e ka emrin Bujar Osmani 

admin
Last updated: 16/03/2024 13:52
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 16 mars – Ashtu siç është i njoftuar opinioni, zyra e OSBE-ODIHR-së, për shkak të drojës për parregullsi në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ka vendosur që këtë proces zgjedhor ta mbikëqyrë me 24 vëzhgues afatgjatë dhe 300 vëzhgues afatshkurtër. Kujtojmë këtu se për një vend anëtar të NATO-s prania e këtillë e OSBE-ODIHR-it në zgjedhje flet se ky vend ka potencial real për parregullsi në procesin zgjedhor, gjë që flet shumë keq për standardet demokratike të Maqedonisë së Veriut. Sa për krahasim, vlerësime të këtilla për procesin zgjedhor nuk ka pasur që nga vitet e ’90-ta të shekullit të kaluar.  

Kjo është arsyeja që ta shtrojmë çështjen se cili ka qenë roli i Bujar Osmanit në kryesimin e OSBE-së dhe çfarë informacione e raporte ka dhënë ai që OSBE-ja e vlerëson Maqedoninë e Veriut si vend me demokraci të brishtë? Për fat të keq, në vend se ai ta ndjejë veten përgjegjës për këtë gjendje, ai bën të kundërtën – qahet nga ky raport i OSBE-ODIHR-it, ndërkohë që harron se ai është ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut dhe ai ishte kryesues i OSBE-së gjatë vitit e lamë pas. Nëse kjo gjendje është për t’u qarë, atëherë fajtori e ka emrin pikërisht Bujar Osmani. Sepse ai ka qenë aktori që ka ndikuar drejtpërdrejt në këtë qasje që e ka OSBE-ja ndaj vendit.  

Prandaj se Bujar Osmani e ka për detyrim të sqarojë se pse është ky vlerësim i OSBE-së dhe, e dyta – po ashtu e rëndësishme – mbi bazën e cilave analiza dhe argumente e kishte vlerësuar Bujar Osmani në vitin 2023 se zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut mund të prodhojnë destabilitet? Kush ia dha këto informacione dhe pse ai nuk i ka ndarë ato në mënyrë transparente me publikun deri më tani? Kjo detyrimisht e shtron pyetjen se a po e përgatit BDI-ja terrenin për të shkaktuar krizë politike paszgjedhore, në mënyrë që qeveria teknike e Talat Xhaferit ta vazhdojë jetën e saj teknike?  

Ndërkaq, pyetja më e rëndësishme është se pse BDI-ja ka kaq shumë frikë nga rezultatet e zgjedhjeve dhe po bën gjithçka për të mos e pranuar humbjen? 

Sidoqoftë, 8 maji është afër dhe gjithë kjo do merret vesh sapo të njoftohet rezultati zgjedhor. Kësaj radhe ia VLEN të presim. 

Koalicioni VLEN

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sylvinho flet për risitë te Shqipëria, lojtarët e rikthyer, mungesat dhe dy sfidat miqësore të marsit: Duam fitore
Next Article Vetëvendosje për “Trazirat e Marsit”: UNMIK e KFOR s’reaguan kur serbët gjuajtën protestuesit paqësorë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?