By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Vetingu i BDI-së petulla në ujë”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > “Vetingu i BDI-së petulla në ujë”
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

“Vetingu i BDI-së petulla në ujë”

admin
Last updated: 18/02/2025 11:00
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 shkurt – BDI-ja si një nga partitë më serioze në vend për një moment ka rrëshqitur në partinë më komike dhe jo serioze me veprimet skandaloze që po i bëjnë çdo ditë e më shumë qytetarët po largohen nga ky subjekt politik. Kalimi i BDI-së në opozitë ishte shok i papërballueshëm për këtë parti, prandaj për këtë kohë sa janë në opozitë kanë paraqitur ide dhe veprime kontradiktore me tërë veprimtarinë e tyre. Pra, kanë ardhur me një pikë që janë kundër vetvetes, kundër subjektit të tyre politik. E fundit epike për të vë pikën e humbjes së kontrollit në kohë dhe hapësirë, është vetingu apo reformat e brendshme që po i kërkojnë. Nëse vërtetë janë të mendimit të reformojnë partinë, duhet t’ia vënë drynin sepse vështirë të gjendet politikan i mbështjell me logon e BDI-së që mund ta kalojë testin e vetingut, shkruan Zhurnal.

Kush ndaj kujt po kërkon veting?

BDI njoftoi se anëtarët e kryesisë së partisë duke firmosur kodin e praktikës së mirë dhe integritetit të BDI-së bëjnë një lëvizje domethënëse drejt rritjes së transparencës dhe integritetit. Por, në tavolinën ku u mor ky vendim ishte Musa Xhaferi, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Arbër Ademi, e shumë të tjerë që shumë qytetarë besojnë që këta janë të parët që do të bien nga testi i vetingut.

Procesi i reformimit nuk mund të bëhet nga lideri i partisë për funksionarët e partisë sepse në këtë mënyrë është kontradiktore e gjithë veprimtaria, nëse ka pasur dyshime tek eksponentë të caktuar, cila është shtytja që i ka emëruar. Vetingu ka kuptim vetëm kur atë e realizon një trup profesional me kredibilitet dhe integritet të lartë dhe që është imun ndaj ndikimeve partiake. Vetëm atëherë mund të flitet për vendosje të një standardi të ri për partitë politike në rajon.

Në luftën kundër korrupsionit, të dyshuarit për korrupsion po vendosin standarde e parime. Ky është paradoksi shoqëror në Maqedoninë e veriut. Nuk mund të thirret kjo parti në veting apo reforma derisa personin që e kontrollonte tërë partinë e kanë në arrati. E hiç më vonë lideri i kësaj partie në vend të thirrjes për kthim e amnistonte madje tregonte vendndodhjen e tij.

Kjo parti aspak nuk po e përjeton mirë kalimin në opozitë. Nëse eksponentë të caktuar të kësaj partie deklaronin vazhdimisht se nuk e kanë për pushtet dëshmuan se kanë gënjyer, pasi shumë vështirë e përballuan faktin e të humburit pushtetin dhe kalimin në opozitë. Kjo mbase nga BDI u tentua edhe me forma e mjete të ndryshme të ndryshohet por e kot dështuan në secilën përpjekje.

Kjo nismë false e BDI-së për reforma dhe veting brenda partisë ka shkaktuar përqeshje dhe ironi nëpër rrjetet sociale –

Gallatë e përqeshje ka shkaktuar në opinion nisma e BDI-së për veting dhe reforma brenda partisë. Analistë e aktorë të shumtë në rrjetet sociale në mënyrë metaforike, kanë ironizuar me këtë nismë.

“Nëse synon të rritesh si person dhe të jesh i sinqertë me veten, bëji vetes veting. Nëse ke nevojë për një moment feste dhe vetëvlerësimi, bëji vetes Bajram, por mos e përdor për të shmangur realitetin”, ka shkruar analisti Besim Nebiu.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Do bëjnë veting thanë”, ka shkruar ish ministri Sulejman Rushiti, duke publikuar dhe një fotografi.

“Donin të më bëjnë veting, kur e panë kredinë deri në fyt, thanë lëre krejt këtë punë”. “Po u bë vetingu, drejtorit i’a marrin vilën në gjirin e Llërcës” ka ironizuar aktori Hasim Memishi Sopi.

“Komisioni për veting në BDI: Musa Xhaferi, Sadulla Duraki, Ramiz Merko, Blerim Bexheti. Anëtarë të jashtëm, Ziadin Sela e Artan Grubi”, është shkruar nga një profil i panjohur në Facebook.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Kujtojmë që, BDI gjatë këtyre viteve nuk ka qenë shumë e fuqishme në pushtet por përballë ka pasur një opozitë lehtë të kontrollueshme të shkapërderdhur dhe të përçarë. Sot, ky realitet ka ndryshuar formë dhe kuptim kampi shqiptarë është më mirë se asnjëherë më parë. Partitë në pushtet në kuadër të koalicionit VLEN pritet të shkrihen në një ose më së shumti dy parti politike për ta ruajtur gjenezën e ndryshimit.

Ndërkaq, partitë që shkojnë në opozitë e kanë kohën, mundësin, e më shumë se kaq nevojën për të bërë ndryshime drastike, reforma rrënjësore për të rifreskuar partinë me fytyra të reja dhe për ta bërë një opozitë konstruktive ashtu siç i ka hije korrigjuese të pushtetit. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article ​Numërimi i votave në Prishtinë pritet të përfundojë të enjten
Next Article Më së ftohti dhe më së shumti borë në Kodrën e Diellit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?