By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ​Numërimi i votave në Prishtinë pritet të përfundojë të enjten
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > ​Numërimi i votave në Prishtinë pritet të përfundojë të enjten
Maqedoni

​Numërimi i votave në Prishtinë pritet të përfundojë të enjten

admin
Last updated: 18/02/2025 10:50
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Nga 258 kuti të votimit të rregullta, 7 me kusht dhe 11 nga ekipe mobile sa gjenden në Qendrën Komunale të Numërimit në Sallën “1 Tetori”, në Prishtinë, deri tani janë numëruar gjithsej 116 kuti me vota të kandidatëve për deputetë. Ndërsa, 11 të tjera janë në proces të numërimit.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, kryesuesja e Komisionit Komunal Zgjedhor në Prishtinë, Fatmire Bajrami.

Bajrami deklaroi se procesi i numërimit po vijon pa telashe, derisa tregoi se gjatë ditës sot pritet të shtohen edhe katër ekipe tjera për numërim të votave të kandidatëve për deputet, duke u bërë 15 tavolina për numërim.

Kryesuesja e Komisionit Komunal Zgjedhor në Prishtinë, Fatmire Bajrami beson që deri të enjten do të përfundojë numërimi në Qendrën Komunale të Numërimit “1 tetori”.

Ndonëse numërimi i votave të kandidatëve ishte paraparë të nis një ditë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, kjo nuk ndodhi për shkak të problemeve teknike.

Në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, ishin prezent komisionerë dhe vëzhguesve të subjekteve politike.

Në këtë objekt po qëndrojnë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës për të ruajtur rendin.

Më 9 shkurt, qytetarët e Kosovës votuan për zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre për katër vitet e ardhshme.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje prinë me 40.83 për qind, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 22.15 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e treta me 17.59 për qind, AAK-NISMA-Konservatorët-Intelektualët-Ideal, renditet subjekti i katërt me 7.47 për qind. Të drejtën e tyre për të votuar e shfrytëzuan mbi 40% e votuesve./kp/

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore
Next Article “Vetingu i BDI-së petulla në ujë”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?