By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vetingu ndaj kryetarit të KLP/ Komisioneri Publik i kërkon KPA ndryshimin e vendimit të KPK: T’i hiqet e drejta e ushtrimit të funksioneve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Vetingu ndaj kryetarit të KLP/ Komisioneri Publik i kërkon KPA ndryshimin e vendimit të KPK: T’i hiqet e drejta e ushtrimit të funksioneve
Shqipëri

Vetingu ndaj kryetarit të KLP/ Komisioneri Publik i kërkon KPA ndryshimin e vendimit të KPK: T’i hiqet e drejta e ushtrimit të funksioneve

admin
Last updated: 29/04/2024 11:20
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ka nisur vettingu në shkallën e dytë ndaj kreut të KLP, Alfred Balla, ankimuar nga Komisioneri Publik.

Çështja ndaj Alfred Ballës nuk lidhet me detyrën e rëndësishme që ai mban në krye të qeverisë së prokurorisë, një mandat që edhe këtu i ka përfunduar  prej 19 dhjetorit ashtu si edhe një funksionareje tjetër, kreut të KLGJ Naureda Llagamit.

Por, me precedentin e hapur nga shkalla e parë e vettingut që e përfshiu në rivlerësimin e trefishtë për shkak të detyrës që kishte mbajtur si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë para 2017.

Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ndryshimin e vendimit të KPK ndaj kreut aktual të KLP, Alfred Balla. Sipas Komisionerit Publik, vetingu ndaj Ballës duhej ndërprerë, por ai nuk duhet të ketë të drejtën të ushtrojë funksionet e prokurorit, gjyqtarit apo anëtarit të KLP e KLGJ në 15 vitet në vijim.

Kujtojmë se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në qershor 2023 u shpreh pa një vendim përfundimtar për Alfred Ballën pra me një vendim që nuk do të thotë as shkarkim dhe as konfirmim në detyrë për shkak se ai rezultoi të mos kishte pasur statusin e magjistratit, sipasd gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, e cila po ndjek seancën.

Kleçka e çështjes Balla përfshinte një ndërprerje të marrëdhënies së punës e më tej një proces në gjykatë që sipas KPK do të thoshte humbje e statusit as nga vetting dhe as nga dorëheqja e tij, por nga ndërprerja e marrëdhënies së punës. Por, Komisioneri publik e kundërshtoi shkallën e parë të vetting-ut me kërkesën se vetting-u duhet të shprehet me një vendim të qartë. Sakaq, Balla drejton KLP një post që e mban si përfaqësues i shoqërisë civile dhe së bashku me dy anëtarë të tjerë Tartar Bazaj dhe Nurihan Seiti e kanë përfunduar mandatin dhe duhet të ishin zëvendësuar. E njëjta situatë është edhe në KLGJ, Naureda Llagami, Fatmira Luli dhe Alban Toro, të cilët duhet të ishin zëvendësuar prej katër muajsh.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Gërvalla: Ndryshimi i kufijve mund të nisë një luftë në Ballkan
Next Article Zbardhet diskutimi në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, porosia e Çuçit: Shfrytëzoni seancën e sotme për…

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?