By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: 7 ditë për ndryshim, shtatë arsye për fitore në Strugë, Kërçovë, Dibër dhe Dollnen!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: 7 ditë për ndryshim, shtatë arsye për fitore në Strugë, Kërçovë, Dibër dhe Dollnen!
Maqedoni

VLEN: 7 ditë për ndryshim, shtatë arsye për fitore në Strugë, Kërçovë, Dibër dhe Dollnen!

admin
Last updated: 12/10/2025 20:17
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Nga koalicioni VLEN, në një komunikatë për media, kanë thënë se edhe 7 ditë na ndajnë nga 19 tetori, dita kur shqiptarët, sipas tyre do të flasin me votë, e ndryshimi do të marrë formë në çdo komunë.
Ja dhe komunikata e plotë:
Numri 7 nuk është vetëm numri rendor i VLEN-it, por edhe simboli i çdo dite të javës, sepse për ne çdo ditë është ditë pune, ditë për zhvillim, për progres dhe për njerëzit tanë.
Në Strugë, Kërçovë, Dibër dhe Dollnen, VLEN hyn në garë me vizion të qartë dhe me njerëz që kanë vullnet e dije për ta bërë realitet ndryshimin që të gjithë e presim.
Ja 7 arsyet pse më 19 tetor fiton VLEN dhe me të, fiton çdo qytetar:

  1. Sepse VLEN punon çdo ditë për zhvillimin ekonomik lokal.
    Do të hapim hapësirë për investime, për biznese të reja dhe për punësim të qëndrueshëm që ndalon largimin e të rinjve nga vendlindja.
  2. Sepse VLEN e mbron mjedisin jetësor.
    Do të pastrojmë deponitë e egra, do të kujdesemi për lumenjtë, pyjet dhe ajrin tonë. Çdo qytetar meriton të jetojë në një ambient të shëndetshëm e të pastër.
  3. Sepse VLEN e forcon arsimin dhe kulturën.
    Do të investojmë në shkolla të reja, rikonstruksionin e atyre ekzistuese dhe në projekte që ringjallin jetën kulturore lokale. Fëmijët tanë meritojnë mundësi të barabarta për dije dhe zhvillim.
  4. Sepse VLEN i qëndron pranë bujqve dhe blegtorëve.
    Me politika të qarta për subvencione, përpunim produktesh dhe tregje lokale, do ta bëjmë fshatin vend ku punohet e jetohet me dinjitet.
  5. Sepse VLEN sjell komunë moderne dhe transparente.
    Do të fusim shërbime digjitale që qytetarët t’i kryejnë punët pa vonesa, pa ndërmjetësime dhe pa korrupsion. Komuna do t’u shërbejë qytetarëve, jo partive.
  6. Sepse VLEN nxit solidaritetin dhe bashkëpunimin mes njerëzve.
    Do të ndërtojmë ura bashkëpunimi mes fshatrave e qyteteve, mes diasporës dhe vendlindjes, që bashkë të zhvillojmë Strugën, Dibrën, Kërçovën dhe Dollnenin.
  7. Sepse VLEN është energjia e re e politikës shqiptare.
    Me kuadro të ndershëm, me program realist dhe me frymë bashkimi, po e sjellim fundin e një epoke të vjetër dhe fillimin e një të reje.
    Në njësinë zgjedhore numër 5, qytetarët e dinë se kush punon e kush mashtron. Ata që për 20 vite u kujtuan për komunat vetëm në fushatë, tash janë pa besim e pa mbështetje. Tani është koha e njerëzve të zakonshëm që bëjnë punë të mëdha. Tani është koha e VLEN! Më 19 tetor, voto VLEN për zhvillim, pastërti dhe dinjitet çdo ditë të javës!

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bilall Kasami viziton bizneset lokale: Përkrahje për ekonominë dhe punësimin në Tetovë
Next Article Fetai nga Kumanova: BDI flet për tema të mëdha, por ka dështuar edhe për temat e vogla

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?