By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN akoma pa marrëveshje për ndarjen e komunave!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > VLEN akoma pa marrëveshje për ndarjen e komunave!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

VLEN akoma pa marrëveshje për ndarjen e komunave!

admin
Last updated: 27/02/2025 17:00
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 shkurt – Koalicioni shqiptarë që janë pjesë e pushtetit, VLEN, përmes një komunikate kanë njoftuar opinionin që akoma nuk kanë ndarë komunat si parti që përbëjnë koalicionin dhe as që kanë vendosur për kandidatët kush do të garojnë. Kjo është çështje delikate për faktin se kanë ngelur edhe pak muaj deri në zgjedhjet lokale. Pra, derisa VMRO po publikon emrat e kandidatëve VLEN akoma nuk kanë arritur marrëveshje se cilat komuna cilës parti i takojnë, shkruan Zhurnal.

VLEN asgjë definitive për komunat dhe emrat e kandidatëve –

Dje, gjatë ditës në media të caktuara ka qarkulluar një lajm për sa i përket disa emrave dhe ndarjeve të komunave për koalicion VLEN. I menjëhershëm ka qenë reagimi i këtij koalicionit duke i hedhur poshtë ato zëra, madje, i kanë cilësuar si spekulime.

“Përmes kësaj komunikate njoftojmë qytetarët dhe të gjithë mediat, që si Koalicion VLEN akoma nuk kemi ndarë komunat e as kandidatët që do të prijnë e fitojnë në komunat shqiptare. Prandaj, lusim për durim mediat dhe qytetarët për vëmendje që mos të bien pre e spekulimeve të ndryshme. E kuptojmë interesimin e lartë për këtë çështje të rëndësishme, dhe pikërisht kjo është arsyeja që nuk jemi duke nxituar.  Koalicioni VLEN ka koordinim të vazhdueshëm, andaj për çdo çështje në kohë do të jetë i njoftuar opinioni me vendimet e Koalicionit. Kujtojmë që, pavarësisht se si do të jetë ndarja e komunave fitoren e kemi të përbashkët gjithandej, çdokund, në çdo komunë!”, thuhet në komunikatën e VLEN.

VLEN dhe VMRO ndihmojnë njëra tjetrën në zgjedhjet lokale –

Por, ajo që mund të thuhet qartë dhe sigurt është fakti që në zgjedhjet lokale të këtij viti partitë që janë pushtet, gjegjësisht, VMRO dhe VLEN do të bashkëpunojnë ngushtë në këto zgjedhje duke ndihmuar njëra tjetrën.

Partnerët e koalicionit qeveritar, VMRO DPMNE – VLEN planifikojnë paraqitje të përbashkët në zgjedhjet lokale të së vjeshtës. Kështu ka deklaruar edhe zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti, gjatë një interviste për Kanal 5, duke potencuar se listat për këshilltarë do të jenë të veçanta, kurse planifikohet mbështetje e ndërsjellë për kandidatët për kryetar të Komunave, në rrethin e parë apo të dytë zgjedhor, varësisht marrëveshjes që do të arrihet.

“Për këshilltarë do të shkojmë veç e veç, për shkak të sistemit proporcional, derisa për Kryetar të Komunave është sistem shumice dhe atje ku do të kemi ne kandidatë do të mbështeten nga VMRO-DPMNE ose anasjelltas. Tani, nëse do të jetë në rrethin e parë apo të dytë zgjedhor, do ta vlerësojmë. Qëllimi është që koalicioni qeveritar të jetë fituesi absolut i zgjedhjeve të ardhshme lokale.”

Edhe pse është shprehur optimist se VLEN do të ketë rezultate më të mira zgjedhore se Fronti Evropian, sipas Mexhitit, kërkesa e tyre për zgjedhje të jashtëzakonshme është e pabazë. Sipas tij, BDI insiston për këtë skenar, vetëm që ta mbajë anëtarësinë partiake. Pas zgjedhjeve lokale, Mexhiti paralajmëroi se do të realizohet edhe plani i paralajmëruar që koalicioni VLEN të bëhet një parti politike. /Zhurnal.mk

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Sondazhi: Firmat amerikane në Kinë optimiste për sukses afatgjatë
Next Article Ambasadorët e disa vendeve për vizitë në Dibër me iniciativë të ambasadorit shqiptar Meidani

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?