By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Arben Fetai shkatërroi planet e BDI-së dhe pengjeve të Gjokës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Arben Fetai shkatërroi planet e BDI-së dhe pengjeve të Gjokës
Maqedoni

VLEN: Arben Fetai shkatërroi planet e BDI-së dhe pengjeve të Gjokës

admin
Last updated: 29/08/2025 09:53
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 29 gusht – Makineria propagandistike e BDI-së dhe e patericave të saj ka nisur një fushatë të ulët shpifjesh dhe gënjeshtrash ndaj zëvendëskryeministrit, Arben Fetai. Duke u fshehur pas profileve të rreme dhe duke përdorur metoda të pista, ata përpiqen të njollosin personalitetin e tij dhe ta pengojnë procesin e ndryshimit që tashmë është bërë i pandalshëm, thekson VLEN në kumtesën drejtuar mediave, që MIA e transmeton në formë integrale. 

Këto sulme dëshmojnë vetëm një gjë: fuqia e VLEN-it i ka shkatërruar planet e BDI-së dhe të Taravarit me klanin e Gjokës. Ata janë të frikësuar nga transparenca, nga duart e pastra dhe nga vendosmëria jonë për të çrrënjosur keqpërdorimet, korrupsionin dhe lidhjet mafioze që e kanë mbajtur peng shtetin për dy dekada. 

 VLEN ka një dallim thelbësor me BDI-në dhe patericat e saj: Asnjë qindarkë publike nuk është keqpërdorur nga përfaqësuesit tanë. Pasuria dhe integriteti i tyre janë libër i hapur, çdo cent i fituar ndershmërisht. Asnjë kompromis dhe asnjë kontakt me BDI-në, distanca jonë është e qartë, sepse kushdo që prek BDI-në, njolloset nga kalbësia e tyre morale. Vendimmarrja jonë është e lirë, e pa-ndikuar dhe e pa-shantazhuar, sepse varësia jonë e vetme është ndaj popullit dhe kombit tonë, jo ndaj oligarkëve dhe bosëve të drogës. Prandaj, sulmet e tyre të orkestruara nga prapaskena janë thjesht dëshpërim. Ata nuk guxojnë të përballen me akuza reale, me fakte dhe me argumente, sepse e dinë se VLEN është mishërimi i duarve të pastra dhe i politikës së ndershme.

 Le të shpifin me profile të rreme, le të lehin mercenarët e tyre digjitalë, karvani i VLEN-it ecën përpara i pandalshëm, duke ndërtuar një të ardhme ku shqiptarët fuqizohen, jo shfrytëzohen, një të ardhme pa BDI-në, pa paterica dhe pa pengje të Gjokës.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ministri Tripunovski paralajmëron masa të reja për fermerët e rinj dhe mbështetje për modernizim në bujqësi
Next Article Kasami nga lagja Migjeni: Prioritet e kemi hapjen e bulevardit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?