By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: BDI frikësohet nga ajo që Grubi mund të nxjerrë në dritë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: BDI frikësohet nga ajo që Grubi mund të nxjerrë në dritë
Maqedoni

VLEN: BDI frikësohet nga ajo që Grubi mund të nxjerrë në dritë

admin
Last updated: 24/02/2026 09:06
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 shkurt – Nga Koalicioni VLEN në një kumtesë për media thonë se “Ali Ahmeti, dhelpra e vjetër e politikës, që për vite është paraqitur si “mjeshtër i zanatit”, sot është shndërruar në lojtar të plagosur që pret ekzekutimin politik pikërisht nga ish-bashkëpunëtori i tij më i afërt”.

Duke folur për vetëdorëzimin e Grubit, nga VLEN thonë se “kutia e zezë e qeverisjes së BDI-së u vu në dispozicion të drejtësisë. E vërteta pashmangshëm do të fillojë të dalë në sipërfaqe”.

“Artan Grubi nuk ishte një funksionar i zakonshëm. Ai ishte zbatuesi, koordinatori dhe njeriu i besuar për të gjitha vendimet kyçe gjatë viteve të fundit. Nga marrëveshjet prapa skenës, te tenderët e dyshimtë e deri te pazaret politike, Grubi ishte i pranishëm kudo ku ndërtohej pushteti i BDI-së. Prandaj sot nuk bëhet fjalë vetëm për përgjegjësi individuale, por për një sistem që ka filluar të shpërbëhet”.

“BDI e di shumë mirë pse e ka kapluar paniku. Frika nuk është nga drejtësia, por nga shumë gjëra që Artan Grubi di dhe nga gjithçka që ai mund të nxjerrë në dritë. Ai është dëshmitar i aferave të errëta, pazareve politike, e i marrëveshjeve që për vite me radhë janë bërë në dëm të qytetarëve. Arresti shtëpiak është pasojë e gatishmërisë së Grubit për t’u përballur institucionalisht me mëkatet e tij. Thelbi është se institucionet më në fund po e hapin temën që BDI e ka varrosur prej vitesh, si është ushtruar pushteti dhe ku kanë përfunduar vendimet dhe paratë”.

“Pas humbjes katastrofale në zgjedhjet lokale dhe pas shembjes së premtimeve të rreme për zgjedhje të parakohshme dhe “hyrje të sigurt” në Qeveri, BDI po përballet me momentin më të rëndë të ekzistencës së saj politike. Rikthimi i Grubit nuk është fundi i procesit. Është fillimi. Fillimi i një zbërthimi që mund të çojë në demaskimin e plotë të mënyrës se si ka funksionuar BDI. Pyetja nuk është më nëse do të ketë pasoja politike, por sa të thella do të jenë ato”.

“Nëse kutia e zezë është Grubi, atëherë hapja e saj nënkupton goditje të drejtpërdrejtë ndaj Ali Ahmetit. Dhe derisa opinioni pret drejtësi, mbetet për t’u parë kë do ta ngrehë me vete në ditët që vijnë. Nga sot, BDI nuk e kontrollon më narrativën. Përkundrazi, e vërteta ka nisur ta kontrollojë BDI-në”, thonë nga VLEN.

You Might Also Like

Albi Qamili në Kalabri: Arbëreshët ruajtën gjuhën dhe kulturën shqiptare ndër shekuj

Rugët plot me vetura të vjetra/ Mbi 87% janë më të vjetra se 10 vjet

Editorial / E gjithë bota ndalon rrjetet sociale për fëmijë, vetëm ne ende flejmë gjumë!

Shasivari: Digjitalizimi dhe siguria e TI-së bazë për një drejtësi më efikase dhe moderne

28 vjet nga rënia e Beqir Limanit, Ahmeti: Kujtimi për të mbetet i gjallë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Osmani: Prania e SHBA-së në kuadër të KFOR-it jetike për Kosovën
Next Article Mot i qëndrueshëm me reshje të izoluara në verilindje, era deri në 8 m/s në bregdet
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjermania ul taksat për karburantet me 17cent/litër
Bota
Zgjedhjet në Rusi nën akuza për manipulime!
Bota
Të rinjtë po përdorin barna në vend të alkoolit! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet
Kosovë
Ministrja Pacolli kërkon mbështetje nga KE-ja për projektet mjedisore
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?