By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Dënojmë përpjekjet e Osmanit dhe Ademit për të bllokuar dhe nënçmuar Ligjin për përfaqësim të drejtë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Dënojmë përpjekjet e Osmanit dhe Ademit për të bllokuar dhe nënçmuar Ligjin për përfaqësim të drejtë
MaqedoniTOP LAJM

VLEN: Dënojmë përpjekjet e Osmanit dhe Ademit për të bllokuar dhe nënçmuar Ligjin për përfaqësim të drejtë

Redaksia
Last updated: 22/06/2025 15:28
By Redaksia 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 qershor – VLEN sot ka dënuar ashpër përpjekjen hipokrite të Bujar Osmanit dhe Arbër Ademit për të bllokuar dhe përçmuar procedurën për miratimin përfundimtar të Ligjit për përfaqësim të drejtë.

“VLEN e dënon ashpër përpjekjen hipokrite të Bujar Osmanit dhe Arbër Ademit për të bllokuar dhe përçmuar procedurën për miratimin përfundimtar të Ligjit për përfaqësim të drejtë. Është e qartë se ata kanë diçka kundër të drejtës kushtetuese të shqiptarëve, të cilën BDI kurrë nuk e realizoi.

Po bëhet gjithashtu e qartë se pikërisht njerëzit e BDI-së janë të vetmit që humbin kur vendoset rend dhe sistem meritokracie, sepse Bujar Osmani e punësoi gruan në AEK, ndërsa motrën në M-NAV, në vende pune ndër më të paguarat, ndërsa Arbër Ademi i siguroi vëllait të tij pagë universitare.

Derisa ata dhe familjet e tyre shëtitnin nëpër institucionet publike dhe zgjidhnin pozita VIP, të rinjtë shqiptarë detyroheshin të emigronin në Gjermani për të gjetur punë dhe dinjitet.

Me Ligjin për përfaqësim të drejtë, ajo kohë përfundon. Prej tani e tutje, kriter do të jetë dija, kualifikimi dhe kompetenca, jo lidhjet familjare dhe as libreza partiake. Pikërisht për këtë arsye, kundërshtarët më të zëshëm janë Bujar Osmani dhe Arbër Ademi; privilegjet e tyre komode nuk kalojnë më.

Përfaqësimi i drejtë nuk do të jetë më tezga për punësimin e familjarëve të funksionarëve të BDI-së. Do të jetë e drejtë ligjore për çdo shqiptar.

VLEN qëndron fort pas çdo të riu që dëshiron të ndërtojë karrierën e vet këtu, në vendin e vet. Do të sigurojmë që çdo institucion të jetë pasqyrë e shoqërisë dhe jo pronë private e familjeve politike.”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski: Arritëm ta amortizojmë goditjen që disa nga politikanët në Bruksel donin t’i shkaktonin ndaj identitetit maqedonas
Next Article Nikolloski: Deri në mes të korrikut duhet të arrijnë ofertat e tenderit për furnizimin e 120 autobusëve elektrik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?