By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Edhe Tirana e konfirmon: gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Edhe Tirana e konfirmon: gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg
Maqedoni

VLEN: Edhe Tirana e konfirmon: gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

admin
Last updated: 28/11/2026 15:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 nëntor, Argument – Gjuha shqipe nuk është temë për fushata politike as mjet për të mbjellë frikë te qytetarët. Ajo është e drejtë e fituar dhe pasuri e përbashkët e të gjithë shqiptarëve, e cila mbrohet dhe avancohet me punë konkrete, jo me alarme të rreme. Këtë po bën VLEN në qeveri, hap pas hapi.

Këtë punë e vlerësoi së fundmi edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai falënderoi partitë politike shqiptare në qeveri për përpjekjet për avancimin e gjuhës shqipe, nga licencat deri te diskutimet për përdorimin e shqipes në gjyqësor(provimi i jurispudencës). Rama vlerësoi edhe qëndrimin e matur dhe të përgjegjshëm që këto parti kanë mbajtur për çështjen e gjuhës.

Pas një periudhe të gjatë debatesh dhe alarmesh të sajuara, del se kemi përfaqësim, kemi përparim, dhe sfida jonë është ta çojmë këtë përparim më tej. Përplasjet ndërmjet partive nuk përbëjnë një situatë alarmante për shqiptarët, ashtu siç BDI përpiqet ta paraqesë ditë për ditë.

Kosova, me kryeministrin Albin Kurti, e mbështet bashkëpunimin me këtë qeveri, e tani edhe kryeministri Rama ka vetëm fjalë të mira. Kur dy kryeministrat shqiptarë mbështesin dhe thellojnë bashkëpunimin ndërshqiptar, BDI-së i mbyllen të gjitha dyert ku mund ta shesë tregimin e rremë se shqiptarëve po u merret diçka.

Provimet në gjuhën shqipe, Korridori 8, Universiteti “Nënë Tereza”, rruga Tetovë-Prizren, rruga Shkup-Bllacë dhe One Stop Shop janë vetëm disa nga projektet madhore të kësaj qeverie, e për të cilat ndjehen krenare si Shqipëria edhe Kosova.

BDI duhet t’i japë llogari popullit për mënyrën se si e ka keqpërdorur këtë çështje për qëllime politike. VLEN do të vazhdojë punën me përgjegjësi për çdo të drejtë të shqiptarëve dhe për çdo hap përpara të gjuhës shqipe.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nis pritja e liderëve në Samitin e Planit të Rritjes, në fokus reformat dhe integrimi evropian
Next Article Edhe pas dy vitesh me VLEN-in në qeveri, 28 Nëntori ende nuk është festë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?