By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vlen: Koha e favorizimeve të fshehta dhe kërkesave të padrejta ka përfunduar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Vlen: Koha e favorizimeve të fshehta dhe kërkesave të padrejta ka përfunduar
Maqedoni

Vlen: Koha e favorizimeve të fshehta dhe kërkesave të padrejta ka përfunduar

admin
Last updated: 05/02/2025 18:32
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 shkurt – Gjatë periudhës së qeverisjes së mëparshme, ku fjalën kryesore në kulturë e kishte Valmir Aziri, për vite me radhë, kultura shqiptare është shfrytëzuar si një mjet për përfitime të ngushta personale dhe politike, ndërsa artistët e vërtetë janë lënë pas dore ose janë detyruar të pranojnë kushte të padrejta për të marrë mbështetje.

Janë ngritur shqetësime të mëdha mbi mënyrën se si janë ndarë projektet dhe financimet në Ministrinë e Kulturës, ku në vend të meritokracisë dhe transparencës, kanë dominuar interesat klienteliste dhe praktikat e dyshimta. Ka pasur raste të përsëritura ku individë të lidhur me pushtetin e mëparshëm kanë përfituar në mënyrë të padrejtë, ndërsa artistët e pavarur janë lënë jashtë sistemit.

Kjo situatë ka dëmtuar rëndë zhvillimin e kulturës shqiptare, duke e shndërruar atë në një arenë abuzimesh dhe keqpërdorimesh financiare. Nuk mund të lejojmë që institucionet kulturore të vazhdojnë të jenë burime përfitimi për grupe të caktuara në dëm të interesit të përgjithshëm.

Pyesim publikisht:
– A janë skandalet financiare, si ai në teatrin dhe bibliotekën e Tetovës prej 13 milionë euro, pasqyrë e abuzimeve të vazhdueshme?
– A e ka shndërruar Valmir Aziri ndarjen e projekteve kulturore në një skemë për përfitime personale?
– Ku kanë përfunduar 660 mijë denarët e ndarë për shefin e kabinetit të tij, Arlind Huseini?
– Cila është lidhja e Valmir Azirit me Agjencinë e Filmit dhe në çfarë cilësie ka ndërmjetësuar mes Agjencisë dhe aplikuesve?

Me VLEN në pushtet, ky cikël do të marrë fund. Ne garantojmë se fondet publike do të shpërndahen mbi baza të drejta dhe transparente, duke u fokusuar te cilësia e projekteve dhe mbështetja e vërtetë për artistët shqiptarë. Institucionet kulturore si Shtëpitë e Kulturës në Tetovë, Dibër, Gostivar, Kerçovë, Muzeu i Alfabetit në Manastir, Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve dhe shumë të tjera do të mbështeten në mënyrë të drejtë dhe të paanshme.

Koha e favorizimeve të fshehta dhe kërkesave të padrejta ka përfunduar. VLEN është e vendosur të kthejë dinjitetin dhe drejtësinë në kulturën shqiptare. Artistët nuk do të shantazhohen më, nuk do të kushtëzohen më dhe nuk do të përballen më me padrejtësi. Koha për një kulturë të lirë, të pastër dhe të zhvilluar ka ardhur.

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Familja Gërvalla u kërkon falje Haradinajëve për deklaratat dhe ofendimet e bëra nga ministrja, Donika Gërvalla
Next Article FoxNews publikon listën/ 341 persona nga Maqedonia e Veriut me urdhër largimi nga SHBA, ja sa është numri i vendeve tjera

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?