By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: “Komuna e Kushërinjve” ky është emri i ri me të cilin u pagëzua Komuna e Likovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: “Komuna e Kushërinjve” ky është emri i ri me të cilin u pagëzua Komuna e Likovës
Maqedoni

VLEN: “Komuna e Kushërinjve” ky është emri i ri me të cilin u pagëzua Komuna e Likovës

admin
Last updated: 10/10/2025 12:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 tetor – “Komuna e Kushërinjve” ky është emri i ri me të cilin u pagëzua Komuna e Likovës.

Forumi Rinor VLEN Komuna e Likovës dhe Forumi i Gruas VLEN Komuna e Likovës, sot në mënyrë simbolike e shpallën Komunën e Likovës si “Komuna e Kushërinjve”, nën udhëheqjen e kryetarit në ikje Erkan Arifi.

Aktivistët e të dy forumeve vendosën mbishkrime me tekstin “Komuna e Kushërinjve” në hyrje të oborrit të objektit të komunës së Likovës, si shenjë proteste ndaj nepotizmit, abuzimit me detyrën dhe mungesës e transparencës që ka karakterizuar qeverisjen aktuale lokale.

Ky aksion simbolik vjen pas publikimit të skandaleve të shumta, të dokumentuara nga kandidatët për këshilltarë të koalicionit VLEN, që dëshmojnë se kryetari në ikje ka të punësuar në administratën komunale mbi 33 anëtarë të familjes së tij, ndërsa ka shpërndarë qindra mijëra euro tenderë nëpërmjet komunës dhe institucioneve arsimore në duart e kushërinjve të tij të afërt.
Ky fenomen ka shndërruar komunën në një pronë familjare, ku meritokracia është zëvendësuar nga lidhjet farefisnore, ndërsa qytetarët janë lënë jashtë vendimmarrjes dhe zhvillimit.

Forumi Rinor dhe Forumi i Gruas nëpërmjet këtij aksioni dërgojnë porosi se kjo gjendje e turpshme nuk mund të vazhdojë më gjatë. Komuna e Likovës nuk është pronë e askujt. Ajo është e qytetarëve të saj.

Likova meriton një administratë të pastër, të drejtë dhe profesionale, jo një “komunë të kushërinjve”. Kjo është thirrje për përgjegjësi, drejtësi dhe fund të kapjes familjare të pushtetit lokal.

Forumi Rinor “Vlen Komuna e Likovës”, Forumi i Gruas “Vlen Komuna e Likovës”

You Might Also Like

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin

Për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret, Qeveria shpall gjendje krize 30-ditore në të gjithë vendin

Këto janë qytetet më të këqija në Maqedoninë e Veriut për jetën e të rinjve

Mickoski takon kryeministrin serb në Ohër, shprehin gatishmëri për avancimin e marrëdhënieve miqësore

Mucunski e priti kryeministrin serb Gjuro Macut në Ohër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shoferi i cili goditi për vdekje një 68-vjeçar në Shkup pranon fajin në gjykatë
Next Article Nenad Rashiq bëhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?