By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Kujdesi për punëtorët me vepra, rrisim pagën minimale në 400 euro
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Kujdesi për punëtorët me vepra, rrisim pagën minimale në 400 euro
Maqedoni

VLEN: Kujdesi për punëtorët me vepra, rrisim pagën minimale në 400 euro

admin
Last updated: 03/03/2025 12:50
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 mars – Qeveria e udhëhequr nga koalicioni VLEN vazhdon të dëshmojë përkushtimin e saj për përmirësimin e standardit jetësor dhe fuqizimin ekonomik të qytetarëve. Një nga masat e rëndësishme në këtë drejtim është rritja e pagës minimale në 400 euro (24.400 denarë), e cila do të zbatohet duke filluar nga muaji prill dhe do të reflektohet në pagat që punëtorët do të marrin në maj.

Siç ka bërë të ditur Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, kjo rritje është rezultat i zbatimit të formulës ligjore për përcaktimin e pagës minimale, e cila bazohet në 50% të indeksit të shpenzimeve për vitin paraprak dhe 50% të pagës mesatare. Ky mekanizëm garanton një rritje të drejtë dhe të qëndrueshme të pagave, duke siguruar që qytetarët të përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga zhvillimi ekonomik i vendit.

Koalicioni VLEN e konsideron rritjen e pagës minimale si një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të jetesës dhe forcimit të fuqisë blerëse të qytetarëve. Megjithatë, ne mbetemi të përkushtuar për të vazhduar reformat dhe masat e tjera mbështetëse që do të ndikojnë pozitivisht në mirëqenien e qytetarëve dhe stabilitetin ekonomik të vendit.

Në këtë drejtim, Qeveria VLEN do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me sindikatat, bizneset dhe të gjithë aktorët relevantë për të garantuar paga më të larta, kushte më të mira pune dhe një zhvillim të drejtë ekonomik.

Angazhimi ynë është i qartë: të krijojmë një ekonomi më të fortë, më të drejtë dhe më të qëndrueshme, ku çdo qytetar të ketë mundësinë për një jetë dinjitoze.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article 29-vjeçarja nga Tetova njofton policinë, thotë se bashkëshorti i është larguar nga shtëpia
Next Article MPB Maqedoni: Në 10 vitet e fundit humbën jetën 1220 dhe u lënduan 37300 persona në aksidente trafiku

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?