By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN mobilizohet në Bërvenicë: E tërë struktura në terren për fitoren e Jakup Huseinit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN mobilizohet në Bërvenicë: E tërë struktura në terren për fitoren e Jakup Huseinit
Maqedoni

VLEN mobilizohet në Bërvenicë: E tërë struktura në terren për fitoren e Jakup Huseinit

admin
Last updated: 29/09/2026 17:00
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 29 shtator, argument.mk/ – VLEN ka mobilizuar të gjitha strukturat e saj politike dhe institucionale në mbështetje të kandidatit për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, në prag të zgjedhjeve të 18 tetorit.

Pas hapjes së shtabit në Bërvenicë, ku ishin të pranishëm drejtues të VLEN-it, deputetë, kryetarë komunash dhe përfaqësues të strukturave partiake, aktivitetet janë zhvendosur në terren, në vendbanime të ndryshme të komunës.

Funksionarë të niveleve të ndryshme të VLEN-it kanë qenë pranë Jakup Huseinit në takimet me banorët e Çellopekut, Radiovcës, Gurguricës, Miletinës dhe Tenovës, duke përcjellë mesazhin për mbështetje të kandidaturës së tij dhe programit për Bërvenicën. Takimet në Çellopek, Radiovcë dhe Tenovë janë zhvilluar tashmë në kuadër të fushatës.

Nga VLEN-i theksojnë se pas Jakup Huseinit qëndron një ekip i lidhur drejtpërdrejt me institucionet qendrore, me synimin që Bërvenica të ketë një bashkëpunim më të madh me pushtetin qendror dhe mbështetje institucionale për projektet lokale.

Me këtë mobilizim, VLEN synon që Bërvenica të bëhet komuna e 11-të e udhëhequr nga kjo strukturë politike. Jakup Huseini garon me numrin 4 në zgjedhjet e 18 tetorit.

Nga Çellopeku në Radiovcë, nga Gurgurica në Miletinë e Tenovë, VLEN po e shtrin mobilizimin në të gjithë territorin e Bërvenicës.

You Might Also Like

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin

Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë

Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë

Hedhim ushqimi me vlerë triliona dollarë, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Jakup Huseini: Gjithnjë e më të fuqishëm, atmosferë fitoreje në Bërvenicë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vazhdojnë ndërhyrjet në gjelbërimin publik në Çair, aksion në rrugën “Metodija Mitevski”
Next Article Dimovski në Tetovë: Komunikimi me kompanitë është i rëndësishëm për kuptim më të mirë të nevojave, dhe për gjetje me kohë të zgjidhjeve për sfidat me të cilat përballen
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin
Maqedoni TOP LAJM
Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë
Maqedoni
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi
Shqipëri
Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?