By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Nga Sopoti te Lagjja e Trimave, kjo është trashëgimia 24-vjeçare e BDI-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Nga Sopoti te Lagjja e Trimave, kjo është trashëgimia 24-vjeçare e BDI-së
Maqedoni

VLEN: Nga Sopoti te Lagjja e Trimave, kjo është trashëgimia 24-vjeçare e BDI-së

admin
Last updated: 23/06/2026 16:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 qershor, Zhurnal.mk – Koalicioni VLEN ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), duke akuzuar partinë e drejtuar nga Ali Ahmeti se gjatë 24 viteve në pushtet ka dëmtuar frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe e ka shndërruar atë në instrument për interesa partiake dhe personale.

Në reagimin e tyre, nga VLEN theksojnë se Marrëveshja e Ohrit nuk është pronë e asnjë partie politike, por rezultat i sakrificës së një gjenerate të tërë dhe një moment historik që, sipas tyre, detyroi shtetin të reflektojë mbi parimin e barazisë.

“BDI e degradoi Marrëveshjen e Ohrit në dekor për pushtet, tenderë, privilegje klanore dhe pasurim personal”, thuhet në reagim.

VLEN rikujton deklaratat e partnerëve ndërkombëtarë për, siç thonë ata, korrupsionin e lartë në vend dhe akuzon ish-funksionarë të BDI-së se e kanë përdorur procesin e avancimit të të drejtave të shqiptarëve për përfitime personale.

Në reagim renditen një sërë ngjarjesh dhe rastesh që, sipas VLEN-it, përbëjnë “trashëgiminë politike” të BDI-së, duke përmendur rastet e Sopotit, Enciklopedisë së diskutueshme, projektin “Shkupi 2014”, rastin “Monstra”, ngjarjet në Lagjen e Trimave, si dhe disa tragjedi dhe skandale që kanë shënuar vitet e fundit në vend.

VLEN akuzon gjithashtu BDI-në për përfshirje në afera korruptive, ndikim në proceset gjyqësore dhe mbrojtje të figurave të larta politike të përfshira në skandale.

“Nuk ka parti politike që më shumë e ka dëmtuar frymën e Marrëveshjes së Ohrit sesa vetë BDI”, thuhet më tej në reagim.

Në fund, VLEN vlerëson se shqiptarët nuk mund të identifikohen me tenderët, kazinotë apo korrupsionin dhe se Marrëveshja e Ohrit u takon të gjithë shqiptarëve, e jo një partie të vetme politike.

You Might Also Like

Rrufeja goditi pikën kufitare “Evzoni”, turistët mbetën të bllokuar

Australia hap dyert për qytetarët e Evropës

Georgievski: E formova VMRO-në për të shpëtuar nga kthetrat serbe

Editorial / Ku ateroi letra e Ali Ahmetit që ia shkroi Donald Trumpit?

Çavuşoğlu: BE-ja të jetë e sinqertë – Maqedonisë iu kërkua të ndryshojë flamurin dhe emrin, ndërsa tani t’i pranojë se nuk janë maqedonas

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ribalanci kaloi në Qeveri, do të shpenzohen 179 milionë euro më shumë
Next Article Debat në Kuvend për Ligjin për përfaqësim të drejtë: Hasani e quan fluskë bore, Saliu kërkon llogari pse BDI nuk e ka bë më herët
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Aksident në Veles, ndërron jetë një këmbësor pas goditjes nga kamioni
Kronika
Në Holandë kryhet për herë të parë eutanazia e një fëmije nën 12 vjeç
Bota
Rrufeja goditi pikën kufitare “Evzoni”, turistët mbetën të bllokuar
Maqedoni
Australia hap dyert për qytetarët e Evropës
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?