By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Nisin punimet për autostradën Shkup–Bllacë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Nisin punimet për autostradën Shkup–Bllacë
Maqedoni

VLEN: Nisin punimet për autostradën Shkup–Bllacë

admin
Last updated: 26/08/2026 12:20
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 gusht, argument.mk/ – Pas më shumë se një dekade premtimesh dhe paralajmërimesh, sot zyrtarisht kanë nisur punimet për ndërtimin e autostradës Shkup–Bllacë, një projekt i rëndësishëm për lidhjen infrastrukturore mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga Partia VLEN, e cila e cilëson këtë projekt si një nga arteriet më të rëndësishme infrastrukturore për lidhjen e Maqedonisë së Veriut me Kosovën.

Sipas VLEN-it, ndërtimi i kësaj autostrade për më shumë se një dekadë ka qenë pjesë e premtimeve dhe planeve të ndryshme politike, ndërsa projekti disa herë është paralajmëruar dhe përfshirë në buxhetet shtetërore pa u realizuar në praktikë.

Nga partia thonë se nisja e punimeve shënon kalimin nga faza e premtimeve në realizimin konkret të projektit.

Autostrada Shkup–Bllacë pritet të ketë rëndësi për përmirësimin e lidhjes rrugore mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, si dhe për lehtësimin e qarkullimit, zhvillimin ekonomik dhe lidhjen e tregjeve dhe komuniteteve.

Në njoftimin e saj, VLEN i ka kushtuar rëndësi edhe simbolikës së datës së nisjes së punimeve, e cila përkon me ditëlindjen e Nënë Terezës, e lindur në Shkup.

“Rrugët nuk janë vetëm asfalt dhe beton. Rrugët janë lidhje. Janë ura mes njerëzve, kulturave, ekonomive dhe mundësive”, thuhet në njoftimin e Partisë VLEN.

Njoftimi përfundon me mesazhin: “Të gjitha rrugët çojnë në Bllacë!”

You Might Also Like

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?

Evropa mbetet pa ujë, Maqedonia nuk duhet të presë

Strasburgu i tha “jo” edhe një kandidati nga lista e kandidatëve të propozuar nga Maqedonia për gjyqtar në GJEDNJ

Ditën historike e përmbyllëm me një kafe me Kurtin

Qeveria ka 77 milionë euro nga Agjencia e Punësimit për shpëtimin e pensioneve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Nuk isha kurrë mjaftueshëm shqiptare, as mjaftueshëm amerikane” – modelja Eva Pepaj: E gënjeva babanë dhe ika vetëm drejt Los Angeles
Next Article Irani dhe Omani drejt marrëveshjes për lundrim të sigurt në Ngushticën e Hormuzit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?
Maqedoni TOP LAJM
Fidan: Shpërbërja e SDF-së, e mirëpritur nëse zbatohet në terren
Bota
Tërmeti me magnitudë 5.1 shkakton evakuime në Bogota dhe Bucaramanga
Bota
Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?