By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN nuk duhet të harroj që përmes bashkimit arritën në pushtet!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > VLEN nuk duhet të harroj që përmes bashkimit arritën në pushtet!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

VLEN nuk duhet të harroj që përmes bashkimit arritën në pushtet!

admin
Last updated: 27/03/2025 11:09
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 mars – Koalicioni shqiptarë përfaqësues në pushtet, VLEN, ditëve të fundit kanë ngjallur një debat sa të panevojshëm aq të pakuptimtë sa i përket ndarjes së koalicionit të tyre. Baza apo themeli i fitores së tyre dhe fakti që sot ata gëzojnë pushtetin është bashkimi i tyre në një koalicion të vetëm. Tani nëse fillojnë të flasin se a duhet ose jo të vazhdojnë bashkërisht me dorën e tyre firmosin humbjen apo dështimin që do ta pësojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale. Vetëbesimi është fuqi, vetëbesimi i tepruar është mallkim, në momentin që liderët e VLEN flasin se cili është më i fuqishëm hapin terrenin për diskutimin e ndarjes së tyre, shkruan Zhurnal.

Gjashtë prilli data kur mund të merret vendimi për drejtimin e karrierës politike të Taravarit –

Arben Taravari i cili ditë më parë mohoi të gjitha mundësitë se do ta jap dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë duke garantuar se atmosfera brenda VLEN është më e mirë se kurrë, ka dhënë sinjalet e para se pas 6 prillit mund t’i jep drejtim tjetër përcaktimit tij politik, përkatësisht mund të rikthen orientimin e vjetër. Kështu të paktën mësohet jo zyrtarisht nga mbledhja që patën liderët e VLEN të hënën ku Taravari ka kërkuar mirëkuptimin e liderëve të tjerë deri më 6 prill kur do ta mban Kuvendin e partisë, në të cilën do të vendos se si tutje?!

Taravari ka kushtëzuar këtë kërkesë me arsyetimin se paraprakisht ka kërkuar që VLEN të garojë në lokale i ndarë, madje duke akuzuar liderët aktual se janë bashkërisht në betejë, ndërsa ku ka mbetur i ndarë. Kryetari që aktualisht nuk ka parti dhe vula, mbrëmë në rrjetet sociale postoi një shkrim në të cilin kërkon uniteti për sic thot ati të mirën e popullit.

“Fokusi nuk duhet të jetë më “fiton partia ime ose partia jote” por Fiton Populli Ynë!” ka shkruar Taravari. I pyetur nga Alsat për këtë qëndrim, Taravari ndryshoi konotacionin,  respektivisht popullin e ndryshoi me shtetin.

“Është një periudhë e vështirë të cilën e kalon shteti. 4 tragjedi të njëpasnjëshme që ndodhen në Maqedoni në këto 5 vitet e fundit. Llaskarca, Besa Trans, Spitali Modular tash edhe Koçani. Mendoj se organet hetuese duhet të depolitiozhen. Në këto raste mo nuk shihen partitë, aspak nuk janë të rëndësishmë. E rëndësishme është që qytetari të jetë i sigurt aty ku lëvizë dhe aty ku jeton”, tha Arben Taravari, Ministër i Shëndetësisë për Alsat.

Në koluaret e grupeve të Taravarit mbrohet ideja se kërkesa për ndarjen e Taravarit nga VLEN vjen nga Tirana, për dallin nga kërksa për bashkim që erdhi nga Prishtina.

Bashkimi opozitës shqiptare dha rezultat –

Populli shqiptarë gjithmonë kanë qenë ithtarë të bashkimit, madje para disa viteve si pasojë e mos bashkimit të opozitës së atëhershme votuesi shqiptarë këtë revoltë e shprehi duke votuar parti maqedonase, dhe një numër i madh votash iku nga kampi shqiptarë drejtë atij maqedonas. Ky bashkim i opozitës shqiptare në emërimin e përbashkët Lidhja Evropiane për Ndryshim ndikoi që gjitha votat do të kthehen në vendin e tyre në kampin shqiptarë. Dhe, kjo duhet të ndodhë sepse ishte i pakuptimtë garimi i partive maqedonase në terrenin shqiptarë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Lëvizja Besa si parti opozitare e fuqizuar jashtë mase, kreu i kësaj partie për herë të parë arriti ta fitojë BDI-në dhe ta “dëbojë” nga selia e partisë. Tetovën e fitoi Bilall Kasami në garë me pushtetin në krye me Teuta Arifin. Por, Lëvizja Besa siduket ka rikthyer shpresën te qytetarët përgjatë kësaj periudhe të qeverisjes kjo parti është fuqizuar edhe më shumë dhe siduket qëndron fuqishëm në rajonin e Pollogut, zona prej ku del edhe numri më i madh i deputetëve shqiptarë. Gjë që rezultoi suksesshëm edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare 8 maj

Nga ana tjetër Alternativa dhe Lëvizja Demokratike së bashku reflektuan se qëndrojnë fuqishëm në zonën 1 dhe 2. LEN-it kur iu bashkuar ASH-ja e Taravarit gjithçka mori kuptim dhe kahje tjetër tashmë u bënë VLEN.

Kjo nënkupton që konsolidimi i opozitës shqiptare ndikoi në një shtrirje ideale në zonat posaçërisht të populluara me shqiptarë. Dhe, ky rezultat nuk duhet të shkoj për huç por duhet të jetë forcë shtytëse drejt krijimit të një partie të fuqishme në bllokun shqiptarë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Kujtojmë që, bashkimi opozitarë ishte një strehë e qytetarëve të dëshpëruar nga pushteti si dhe ndikoi në rikthimin e votës shqiptare që kishte ikur në kampin maqedonas. Shqiptarët e duan bashkimin prandaj edhe ishin pro secilit bashkim. Dhe, kur një koalicion i tillë ndikoi qartazi në fitimin e një numri të madh të deputetëve për opozitën shqiptare mund të paramendohet çfarë do të sjellë krijimi i një partie të vetme.

Do të ketë fuqizim, një lider, një ide, një qëllim, e të gjitha këto do të harmonizohen vetëm me shkrirjen e VLEN në një parti. Pjesën tjetër do ta vlerësojnë vetë qytetarët, pasi shqiptarët kanë vuajtur shumë nga bajraktarizmi i stërtepruar duke prodhuar lider mëhallash, tani është momenti i duhur për të bërë ndryshimin e duhur. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Dinë gjithmonë çfarë të thonë, tre shenja të horoskopit që shkëlqejnë në komunikim
Next Article Më ftohtë sot në Kodrën e Diellit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?