By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Shqiptarët e ndëshkuan BDI-në, Taravari sot përkulet para Ahmetit e Grubit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Shqiptarët e ndëshkuan BDI-në, Taravari sot përkulet para Ahmetit e Grubit
Maqedoni

VLEN: Shqiptarët e ndëshkuan BDI-në, Taravari sot përkulet para Ahmetit e Grubit

admin
Last updated: 28/08/2025 10:20
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 gusht – Arben Taravari sot është turpi më i madh politik i shqiptarëve në Maqedoni. Nga njeriu që dikur fliste për “ndryshim”, ai u shndërrua në shërbëtor të Ali Ahmetit dhe Artan Grubit, duke u kthyer në patericë të BDI-së “non grata”, partisë më të korruptuar dhe më të urryer nga shqiptarët.

Taravari nuk e braktisi pushtetin për parime apo për interes të qytetarëve, por për pazare të pista personale. Investimi famëkeq “Gjoka” dhe marrëveshjet e errëta të tij e zbuluan plotësisht fytyrën e vërtetë: një politikan i gatshëm të shesë gjithçka për përfitim personal.

Sot, Taravari është bashkëpunëtor i ngushtë i BDI-së së kriminalizuar, që për dy dekada e ka mbajtur peng zhvillimin e shqiptarëve. Duke i bërë shërbim Ahmetit e Grubit, ai ka tradhtuar idealet për të cilat dikur thirrej dhe është rreshtuar krah atyre që qytetarët shqiptarë i ndëshkuan më 8 maj.

VLEN-i e bën të qartë: shqiptarët nuk kanë harruar kush e solli varfërinë, padrejtësinë dhe izolimin. Taravari sot është fytyra e një politike të degraduar, që për interesa të veta personale i ka shitur të gjitha kauzat e shqiptarëve.

Ne nuk do të lejojmë që lojërat e tij të shpëtojnë BDI-në nga rrënimi politik. Shqiptarët kanë zgjedhur ndryshimin dhe ky ndryshim është i pandalshëm.

VLEN u themelua për ta shkulur nga rrënjët këtë mentalitet të vjetër, të kalbur e të shitur. Shqiptarët e kanë ndarë mendjen: nuk do të kthehen më prapa tek Taravarët që shiten për tendera, as tek Ahmetët që sunduan përmes frikës dhe korrupsionit. Prandaj, sot e themi qartë: Arben Taravari është simbol i tradhtisë politike dhe vazal i BDI-së “non grata”. Shqiptarët nuk do ta falin kurrë këtë shkelje mbi besimin e tyre. Historia do ta kujtojë si njeriun që u shit, ndërsa VLEN si forca që solli ndryshimin e shumëpritur.

VLEN për një politikë të pastër, për një të ardhme pa korrupsion e tradhti.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Tre persona dyshohet se shkaktuan vdekjen e një burri pas rrahjes në Kavadar
Next Article Basha mohon se shkroi keq për UÇK-në: Ata që e quanin Rugovën tradhtar, sot e quajnë Kurtin ‘njeri të Serbisë’

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?