By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Tabelën pa gjuhën shqipe në Bllacë e kanë porositur ish-drejtuesit e “Rrugëve Shtetërore”! Ne do të prodhojmë një të re edhe në gjuhën shqipe!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Tabelën pa gjuhën shqipe në Bllacë e kanë porositur ish-drejtuesit e “Rrugëve Shtetërore”! Ne do të prodhojmë një të re edhe në gjuhën shqipe!
MaqedoniTOP LAJM

VLEN: Tabelën pa gjuhën shqipe në Bllacë e kanë porositur ish-drejtuesit e “Rrugëve Shtetërore”! Ne do të prodhojmë një të re edhe në gjuhën shqipe!

admin
Last updated: 14/09/2024 13:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Gjatë ditës së djeshme pati reagime të shumta në lidhje me heqjen e gjuhës shqipe nga tabelat në afërsi të vendkalimit kufitar në Bllacë, e për këtë ka reaguar koalicioni VLEN, që siç thotë, bëhet fjalë për një tabelë e cila është porositur nga ish-drejtuesit e Agjencisë së Rrugëve Shtetërore, përcjell TV21. VLEN tha se, tablela tashmë është larguar dhe kanë urdhëruar një kompani që të prodhojë një të re në përputhje me dispozitat e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. VLEN tutje potencoi se, do të ketë hetim të brendshëm, për siç thanë, për të pare nëse bëhet fjalë për një gabim teknik apo një provokim i qëllimshëm me prapavijë politike.

“Së pari, bëhet fjalë për një tabelë e cila është porositur nga ish-drejtuesit e Agjencisë së Rrugëve Shtetërore. Së dyti, ajo është tashmë e larguar dhe kompania Granit është ngarkuar menjëherë për të prodhuar një të re në përputhje me dispozitat e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, e cila do të vendoset në të njëjtin vend. Së treti, me iniciativë të zëvendësdrejtorit të Agjencisë së Rrugëve Shtetërore, Nazim Taipi, do të kryhet një hetim i brendshëm për rastin konkret që duhet të përcaktojë nëse bëhet fjalë për një gabim teknik apo një provokim i qëllimshëm me prapavijë politike për të nxitur tensione ndëretnike, të ngjashme me disa të tjera që kemi arritur t’i parandalojmë me sukses. Apelojmë opinionin që me vëmendje të ndjekë disa informacione mediatike në periudhën e ardhshme, sepse, siç do të dalin në dritë skandalet korruptive të ish-funksionarëve qeveritarë, presim të ketë gjithnjë e më shumë përpjekje për të futur përçarje”, tha VLEN.

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Milaim Zeka, Valon Syla apo Nderim Neziri opinionist në “BBVK 3”?
Next Article Dalin pamjet video/ Çfarë kishte ndodhur mbi qiellin e Maqedonisë dhe si u shmang tragjedia

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?