By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Zgjedhjet ishin lokale, por disfatat e AKI-së janë kombëtare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Zgjedhjet ishin lokale, por disfatat e AKI-së janë kombëtare
Maqedoni

VLEN: Zgjedhjet ishin lokale, por disfatat e AKI-së janë kombëtare

admin
Last updated: 23/10/2025 11:19
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 tetor – “Tentativat e dëshpëruara të AKI së shpartalluar dhe pa busull për t’i përkthyer zgjedhjet e 19 tetorit në “mandate deputetësh” janë dëshmi se ky koalicion nuk ka humbur vetëm vota, por edhe kontaktin me realitetin”, thuhet në njoftimin e VLEN-it, duke përkujtuar oponentët e tyre politik se këto ishin zgjedhje lokale dhe janë të pabaza kalkulimi i rezultatit me mandate deputetësh.

“Këto ishin zgjedhje lokale. Dhe pikërisht këtu, shqiptarët folën më qartë se kurrë, zgjodhën ndryshimin, zgjodhën VLEN-in. Në më shumë se dhjetë komuna, shqiptarët dhanë besimin për energji të re, për fytyra që punojnë, jo që fshihen pas patriotizmit të rremë kur s’kanë çfarë t’u ofrojnë njerëzve. Ata zgjodhën politikën e rezultateve, jo politikën e frikës”, thonë nga VLEN.
Sipas VLEN-it deklaratat e zyrtarëve të AKI-së paraqesin dëshmi për panikun që e ka përfshi këtë koalicion.

“As interpretimet televizive të figurave të përmbysura nuk mund ta ndryshojnë faktin që tashmë është i pamohueshëm se VLEN mbulon gjithë hartën politike shqiptare. Dhe kjo është e vetmja hartë që vlen, ajo e vullnetit të lirë të qytetarëve. Deklaratat e Arbër Ademit, Blerant Ramadanit, Krenar Llogës dhe disa të tjerëve, që dalin me grafikone imagjinare për “deputetë të ardhshëm” që s’do t’i shohim kurrë, janë dëshmi e panikut që ka përfshirë koalicionin me shirit ngjitës. Ata ende nuk e kanë kuptuar mesazhin e popullit se është koha të reformoheni, jo të trilloni përralla për t’i mbajtur militantët zgjuar. Katër ditë me radhë, lideri i tyre “i pakontestueshëm”, Ali Ahmeti, nuk është shfaqur askund. Ndoshta ende po pret t’ia tregojnë rezultatet e “referendumit”. Arbër Ademit, Blerant Ramadanit dhe Krenar Llogës u urojmë dalje sa më të shpeshta publike. Çdo herë që flasin, AKI humb nga një mijë vota. Dhe ne, sinqerisht, s’kemi asgjë kundër”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Gashi: 23 Tetori është kujtim i përpjekjeve për të drejta, barazi dhe organizim shoqëror
Next Article Protestë e banorëve të Çashkës para KSHZ-së: Të mos manipulohet me vullnetin e qytetarëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?