By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VMRO-DPMNE reagon ndaj kritikave të LSDM-së për spektaklin: “Tani u pengon edhe dielli maqedonas”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VMRO-DPMNE reagon ndaj kritikave të LSDM-së për spektaklin: “Tani u pengon edhe dielli maqedonas”
Maqedoni

VMRO-DPMNE reagon ndaj kritikave të LSDM-së për spektaklin: “Tani u pengon edhe dielli maqedonas”

admin
Last updated: 10/08/2026 10:54
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 gusht, Zhurnal.mk – VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj kritikave të LSDM-së lidhur me elementet vizuale të spektaklit “Ditë e ndritur fuqishëm”, kushtuar 35-vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë. Nga partia thonë se bëhet fjalë për një instalacion artistik, në të cilin një diell me shumë rreze vizualisht shndërrohet në flamurin shtetëror maqedonas me tetë rreze.

Nga VMRO-DPMNE akuzojnë LSDM-në dhe liderin e kësaj partie, Venko Filipçe, se qëllimisht po e denigrojnë ngjarjen, e cila, sipas tyre, është pritur pozitivisht nga qytetarët. Sipas partisë në pushtet, kritikat janë të motivuara politikisht dhe përbëjnë sulm ndaj shënimit të 35-vjetorit të Maqedonisë së pavarur.

“LSDM-së tani i pengon edhe dielli maqedonas dhe instalacioni artistik”, thuhet nga VMRO-DPMNE, duke rikujtuar politikat e qeverive të mëparshme lidhur me simbolet shtetërore dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me shtetësinë.

VMRO i drejtojnë një sërë akuzash LSDM-së, ndër të cilat edhe për ndryshimet kushtetuese dhe politikat lidhur me çështjet historike dhe kombëtare.

VMRO-DPMNE vlerëson se manifestimi “Ditë e ndritur fuqishëm”, i organizuar me rastin e 35-vjetorit të pavarësisë, e ka bashkuar shtetin dhe është pritur pozitivisht nga qytetarët.

Nga VMRO shtojnë se, sipas tyre, kritikat e LSDM-së janë përpjekje për ta denigruar projektin dhe porositën se pushteti do të vazhdojë me aktivitetet për, siç thonë, rikthimin e dinjitetit dhe përparimin e Maqedonisë.

You Might Also Like

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye

Granit Osmani: BDI-ja s’ka të drejtë ta përdorë emrin e UÇK-së për interesat e veta politike

ASH mbajti kuvendin zgjedhor në Tearcë, kryetar dege u zgjodh Mumin Xhemaili

Mickoski: Nevojiten rezultate të shpejta nga BE-ja për të ulur frustrimet e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor

Nesër në Shkup marsh protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shuhet zjarri në deponinë e qytetit në Kriva Pallankë
Next Article Editorial / Provimet në gjuhën shqipe – Deri dje akuzohej Filkov, tani a do ta zgjidhë Shasivari?
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?