By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VMRO-DPMNE shpall thirrje publike për zgjedhjen e kandidatit për president shteti
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VMRO-DPMNE shpall thirrje publike për zgjedhjen e kandidatit për president shteti
Maqedoni

VMRO-DPMNE shpall thirrje publike për zgjedhjen e kandidatit për president shteti

admin
Last updated: 06/02/2024 16:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 shkurt – VMRO-DPMNE në bazë të neneve 38, 40, 41 dhe 42 të Statutit të VMRO-DPMNE-së si dhe konkluzioneve të miratuara në seancën e Komitetit ekzekutiv të datës 05.12. 2023, shpall thirrje publike për kandidatë për president të Republikës së Maqedonisë i cili do të mbështetet nga VMRO-DPMNE në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Siç kumtuan sot nga VMRO-DPMNE, kandidati i cili do të paraqitet dhe plotësojë kushtet e parapara do të zgjidhet në Konventën që do të mbahet më 2 mars në Shkup, sipas vendimit të KE të VMRO-DPMNE-së.

Kandidatët e interesuar për pjesëmarrje në Konventë duhet t’i përmbushin obligimet dhe kushtet e përcaktuara kushtetuese në nenin 80 për t’u kandiduar si kandidat për kryetar të shtetit dhe që pajtohen dhe mbështesin politikat e VMRO-DPMNE-së.

“Të gjithë ata individë që e konsiderojnë veten kandidat potencial duhet të kenë mbështetjen e së paku 30 delegatëve të cilët më parë janë votuar nga KE e partisë dhe të publikuar në ueb faqen e VMRO-DPMNE-së. Kandidatët duhet të dorëzojnë program dhe plan të punës që do të shqyrtohen nga trupat punues në Konventën e VMRO-DPMNE-së për zgjedhjen e kandidatit për president të Republikës së Maqedonisë edhe atë më së voni deri më 21.02.2024 deri në orën 17:00 në hapësirat e selisë qendrore të VMRO-DPMNE-së, sheshi VMRO-DPMNE, Pallati dr. Hristo Tatarçev (Sheshi VMRO nr. 1) në Shkup”, thuhet në kumtesën e partisë.

VMRO-DPMNE, shtohet në komunikatë, do të zgjedhë kandidatin më të motivuar për president të Republikës së Maqedonisë i cili së bashku me qytetarët do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në vitin 2024.

“VMRO-DPMNE me kandidatin e ardhshëm që do ta zgjedh për president të Republikës së Maqedonisë do ta mposht këtë pushtet. Maqedonia meriton të ketë president i cili në mënyrë aktive do t’i mbrojë interesat shtetërore dhe kombëtare të të gjithë qytetarëve dhe do ta përfaqësojë vendin me dinjitet para Evropës dhe botës”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article ASH: Komisioni kadrovik i partisë ka propozuar shkarkimin e ministrave Azir Aliu dhe Fatmir Mexhiti
Next Article Për shkak të krizës energjetike EMV nuk ka para të veta për investime në kapacitete të reja energjetike, prandaj kërkohen investues të huaj strategjik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?