By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VMRO kërkon nga Prokuroria të hetojë pretendimet e Filipçes për kontratën e helikopterëve, 37 milionë euro më të shtrenjtë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VMRO kërkon nga Prokuroria të hetojë pretendimet e Filipçes për kontratën e helikopterëve, 37 milionë euro më të shtrenjtë
Maqedoni

VMRO kërkon nga Prokuroria të hetojë pretendimet e Filipçes për kontratën e helikopterëve, 37 milionë euro më të shtrenjtë

admin
Last updated: 03/10/2026 12:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 tetor argument.mk/ – VMRO-DPMNE kërkon nga Prokuroria Publike që të verifikojë pretendimet e bëra publikisht nga kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, lidhur me furnizimin me helikopterë dhe kontratën për të cilën, sipas deklaratës së tij, kishte nënshkruar vendim ish-ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska.

Nga VMRO-DPMNE thonë se Filipçe ka deklaruar publikisht se Petrovska kishte “nënshkruar kontratë për furnizimin me helikopterë, 37 milionë euro më të shtrenjtë, pasi komisioni kishte marrë një vendim tjetër”.

Partia vlerëson se bëhet fjalë për pretendime serioze, të cilat, sipas saj, nuk duhet të mbeten në nivelin e përplasjeve politike, por duhet t’i nënshtrohen një verifikimi institucional.

“Nëse ekzistojnë njohuri për parregullsi ose veprime të mundshme në kundërshtim me ligjin gjatë furnizimit, institucionet kompetente duhet t’i verifikojnë ato”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Nga kjo parti i bëjnë thirrje Prokurorisë Publike që t’i shqyrtojë pretendimet e paraqitura nga Filipçe dhe të verifikojë nëse ekzistojnë baza për dyshime për veprime të paligjshme gjatë procedurës së furnizimit.

Njëkohësisht, VMRO-DPMNE e fton Filipçen që t’i bëjë publike informacionet që posedon dhe t’ua dorëzojë ato institucioneve kompetente.

Nga partia theksojnë se akuzat publike për një kontratë me vlerë, siç pretendojnë, 37 milionë euro më të lartë, duhet t’i nënshtrohen verifikimit institucional dhe të marrin përgjigje para opinionit publik.

“Prokuroria Publike të veprojë urgjentisht dhe të hapë lëndë, sepse për këtë rast duhet të ketë drejtësi dhe përgjegjësi”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

You Might Also Like

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Në Apel mungojnë 16 gjyqtarë dhe 25 gjyqtarë-porotë, alarmon ushtruesi i detyrës së kryetarit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ambasadat perëndimore evakuohen urgjentisht me helikopterë nga Kievi: Kolaps me përmasa historike në kryeqeqytet
Next Article Nikolloski: Në Strumicë po realizohen projekte në vlerë prej mbi shtatë milionë eurove
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?