By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Von der Leyen: 4,36 miliardë euro ndihmë financiare nga BE-ja për Ukrainën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Von der Leyen: 4,36 miliardë euro ndihmë financiare nga BE-ja për Ukrainën
Bota

Von der Leyen: 4,36 miliardë euro ndihmë financiare nga BE-ja për Ukrainën

admin
Last updated: 05/11/2026 14:46
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Bruksel, 5 nëntor, argument.mk/ – Ukraina ka marrë 4,36 miliardë euro të tjera ndihmë financiare nga Bashkimi Evropian, në kuadër të paketës së huasë mbështetëse prej 90 miliardë eurosh për periudhën 2026-2027, njoftoi sot Komisioni Evropian.

“Ndërsa Rusia vijon sulmet e pandërprera, Ukraina po përgatitet të hyjë në dimrin e pestë të luftës. Përpjekjet për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën vazhdojnë, ashtu si edhe mbështetja e palëkundur e BE-së”, deklaroi sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Nga shuma e disbursuar, 3,7 miliardë euro do të përdoren për mbështetjen e buxhetit të Ukrainës, ndërsa 658 milionë euro do të shërbejnë për financimin e blerjeve të pajisjeve ushtarake”, bëri të ditur Komisioni Evropian.

Pas disbursimit të ndihmës së sotme, Ukrainës i mbeten në dispozicion edhe 20,9 miliardë euro nga kjo hua mbështetëse për këtë vit.

Për vitin e ardhshëm janë parashikuar edhe 45 miliardë euro të tjera.

Pavarësisht angazhimeve financiare të BE-së, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u tha liderëve evropianë në tetor, se vendit i nevojiteshin edhe 70 miliardë euro gjatë vitit 2027 për mbrojtjen, armatimet dhe forcimin e qëndrueshmërisë së tij përballë luftës.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz deklaroi më herët se liderët e BE-së, do të diskutojnë mundësinë e dhënies së ndihmës shtesë për Kievin në takimet e ardhshme.

Samiti i radhës i liderëve evropianë është planifikuar të mbahet javën e ardhshme, në Dublin.

You Might Also Like

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori

Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë

Katër të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes viktimave një grua dhe një 12-vjeçar

“Ende presidenti juaj”, Shtëpia e Bardhë ndan videon e Trump në versionin Lego: Po punon për ta bërë Amerikën përsëri të madhe

SHBA-të vendosin sanksione të reja ndaj ushtrisë kubaneze dhe rrjeteve të transportit energjetik

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article De Sousa: Anëtarësimi i Shqipërisë në 2029 në BE i mundshëm, por kërkon shumë punë e përpjekje
Next Article Gruaja e Kim Jong-un është një nga gratë më misterioze në botë – çfarë dihet për të?
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?