By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Von der Leyen kërkon shtimin e presionit ndaj Iranit pas vrasjes së dy italianëve në Kuvajt nga sulmi me dronë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Von der Leyen kërkon shtimin e presionit ndaj Iranit pas vrasjes së dy italianëve në Kuvajt nga sulmi me dronë
Bota

Von der Leyen kërkon shtimin e presionit ndaj Iranit pas vrasjes së dy italianëve në Kuvajt nga sulmi me dronë

admin
Last updated: 28/11/2026 14:54
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Bruksel, 26 nëntor, Argument – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka kërkuar rritjen e presionit ndërkombëtar ndaj Iranit, pas sulmit me dronë në Kuvajt, ku humbën jetën dy shtetas italianë.

Përmes një reagimi në rrjetin social X, von der Leyen dënoi sulmet iraniane ndaj vendeve fqinje dhe partnerëve të Bashkimit Evropian në rajonin e Gjirit Persik, duke theksuar se përshkallëzimi i situatës përbën kërcënim për sigurinë ndërkombëtare.

“Duhet të shtojmë presionin ndaj Iranit për t’i dhënë fund këtyre sulmeve të papranueshme kundër fqinjëve të tij dhe partnerëve tanë në Gjirin Persik. Ngjarjet e sotme janë një tjetër kujtesë se siguria në Gjirin Persik është një çështje e sigurisë për të gjithë ne”, deklaroi ajo.

Kreu i Komisionit Evropian shprehu gjithashtu ngushëllimet për viktimat dhe solidaritetin me familjet e tyre, si dhe me popullin italian.

Sulmi ndodhi rreth orës 14:00, kur dronë iranianë goditën instalime ushtarake në Kuvajt. Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, bëri të ditur në një raportim në Senat se mes objekteve të goditura ishte edhe një stacion i zbulimit të mbrojtjes ajrore, ku punonin dy teknikët italianë të kompanisë së mbrojtjes Rheinmetall, të cilët humbën jetën.

Ministria e Mbrojtjes e Kuvajtit konfirmoi vdekjen e dy shtetasve italianë, ndërsa njoftoi se nga sulmi mbetën të plagosur edhe të paktën katër persona të tjerë.

“Shqipëria do të marrë më shumë mbështetje nga Plani i Rritjes, jo si nder apo favor, por sepse kemi bërë detyrat e shtëpisë dhe kemi marrë notën”, deklaroi ai.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Marta Kos: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë në rrugën drejt BE-së
Next Article Bitcoin rritet sërish, arrin mbi 60,000 dollarë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?