By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Von der Leyen: Një hap kyç e ndan Maqedoninë e Veriut nga hapja e klasterit të pare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Von der Leyen: Një hap kyç e ndan Maqedoninë e Veriut nga hapja e klasterit të pare
MaqedoniTOP LAJM

Von der Leyen: Një hap kyç e ndan Maqedoninë e Veriut nga hapja e klasterit të pare

admin
Last updated: 02/10/2026 14:42
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 tetor, argument.mk/ – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi sot në Shkup se fokusi i Brukselit është zhbllokimi i procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, ndërsa paralajmëroi se javën e ardhshme pritet një hap i ri në këtë drejtim.

Duke folur për faktin se vendi nuk është përfshirë në udhërrëfyesit që BE-ja po përgatit për disa shtete kandidate, Von der Leyen tha se prioriteti aktual është rikthimi i procesit në lëvizje.
“Jemi dakorduar që javën e ardhshme të kemi një hap të parë të ri dhe të përpiqemi ta zhbllokojmë procesin”, deklaroi ajo.

Sipas Von der Leyen, nëse tejkalohet bllokada aktuale, Maqedonia e Veriut mund të përparojë shpejt, pasi tashmë ka bërë punë të konsiderueshme në zbatimin e reformave.

Ajo vlerësoi edhe rezultatet nga Plani i Rritjes, duke bërë të ditur se vendi tashmë ka marrë 140 milionë euro, ndërsa pagesa të tjera priten gjatë javëve të ardhshme.
“Mesazhi im është i qartë: Ju i përkisni tryezës së Bashkimit Evropian”, tha Von der Leyen në konferencën e përbashkët me kryeministrin Hristijan Mickoski.

Presidentja e KE-së përmendi Marrëveshjen e Prespës si shembull të një vendimi të vështirë politik që hapi rrugën drejt anëtarësimit në NATO. Ajo vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin e Maqedonisë së Veriut me BE-në në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Von der Leyen rikujtoi se negociatat e anëtarësimit nisën në vitin 2022 dhe se procesi i skriningut përfundoi në më pak se një vit. Sipas saj, tani mbetet “një hap kyç” për të mundësuar hapjen e klasterit të parë, “Themelet”.

“E di sa e ndjeshme është kjo çështje, por dua të jem e qartë: ne do ta mirëpresim Maqedoninë e Veriut me identitetin dhe gjuhën e saj. Besojmë se kultura dhe gjuha maqedonase mund ta bëjnë Bashkimin tonë më të pasur”, deklaroi Von der Leyen.

You Might Also Like

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase

Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus

Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve

LSDM për propozimet nga Platforma: Kjo është programi ZNAM 2.0 për shpërbërjen e opozitës, partia nuk është në shitje

LSDM: Anëtarësimi në BE do t’i japë fund ndërhyrjeve në drejtësi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Federata Portugeze dëshiron të pajtohet me Ronaldon, do të organizojë një takim
Next Article Rita Ora dhe bashkëshorti i saj kanë mbyllur në heshtje kompaninë e tyre të prodhimit televiziv, mes një beteje ligjore të këngëtares me ish-menaxheren
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Maqedoni
Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Maqedoni TOP LAJM
ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur
Shqipëri
Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?