By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Votimi nga jashtë, Gjiknuri: Dakordësi me PD-në për tre ndryshime në Kodin Zgjedhor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Votimi nga jashtë, Gjiknuri: Dakordësi me PD-në për tre ndryshime në Kodin Zgjedhor
Shqipëri

Votimi nga jashtë, Gjiknuri: Dakordësi me PD-në për tre ndryshime në Kodin Zgjedhor

admin
Last updated: 20/01/2025 14:35
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Sekretari për Organizimin dhe Çështjet Zgjedhore në Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, në një intervistë televizive, informoi mbi dakordësinë e arritur me Partinë Demokratike për ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor për votën e diasporës.

Gjiknuri theksoi se negociatat mes dy forcave politike kanë marrë parasysh mundësitë që ka KQZ për të zbatuar në kohë afatet për votën e diasporës.

“KQZ ka luajtur një rol shumë aktiv ditët e fundit, duke dhënë asistencën e nevojshme për realizuar negociatat. Gjithçka që kemi biseduar me palën tjetër ka qenë në harmoni me ato mundësi që ka KQZ për t’i zbatuar këto afate. Përgjithësisht është rënë dakord për tre elementë që kanë qenë thelbësore për këtë negociatë. E para, ka të bëjë me afatet e votës së diasporës, do të thotë që nga 45-ditëshi që është parashikuar nga Kodi Zgjedhor mund të shkojë në 60 ditë afati për regjistrimin e kandidatëve, gjë që i jep mundësi KQZ që të përgatisë më shpejt fletët e votimit dhe të ketë më shumë kohë për dërgimin dhe marrjen zarfeve nga diaspora”, njoftoi Gjiknuri.

Së dyti , Gjiknuri theksoi se është rënë dakord për ndryshimin e nenit që ka të bëjë me shpenzimet e votës, që gjithçka do ta mbulojë buxheti i shtetit nëpërmjet KQZ, edhe ky propozim është dakordësuar.

“Si dhe një shqetësim që e kishin ngritur demokratët që ka të bëjë me përbërjen e grupeve të numërimit dhe komisionit të numërimit të votave të diasporës. Kemi rënë dakord në ato parime që ekzistojnë në kodin zgjedhor, të jetë një përfaqësim partiak, me barazi palësh në përfaqësim”, tha Gjiknuri.

Po ashtu, Gjiknuri informoi se PS ka shprehur edhe gatishmërinë pas kërkesës zyrtare të KQZ-së, që personave që iu kanë skaduar mjetet e identifikimi do të kenë mundësi të regjistrohen në këto zgjedhje.

Lidhur me propozimin e PD-së që të votojnë edhe shtetasit shqiptarë me pasaportë të vendeve europiane, Gjiknuri u shpreh se “për kohën e mbetur nuk kemi pse ndryshojmë rregullat e lojës”.

“Këtu ka dy elementë, principali dhe praktikë. Principali është se ne kur kemi bërë dispozitat e kodit zgjedhor për diasporën e kemi përcaktuar që shtetasi duhet të ketë mjet identifikimi, ID dhe pasaportë, ku pavarësisht se ku jetojnë këto duhen me patjetër. Nga ana praktike është një problem serioz, sepse të dhënat biometrikë të shqiptarëve janë marrë pas vitit 2008. Hapja e sistemit krijon probleme dhe unë nuk e di se çfarë shqetësimesh mund të sjellin dhe unë nuk dua të eksperimentoj. Pjesa më e madhe atyre që kanë aplikuar gjatë këtyre katër javëve, pjesa dërrmuese e tyre, vetëm 800 ose 900 nuk kanë mjet identifikimi. Nuk është problem aq i madh, për kohën e mbetur nuk kemi pse ndryshojmë rregullat e lojës. Mendoj që me këtë gatishmëri që po tregojmë për heqjen e pengesën për vlefshmërisë së dokumentit të lëshuar mendoj që hapet hapësira për qytetarët që jetojnë në diasporë”, shtoi ai.

Gjiknuri shprehu besimin se këto propozime do të miratohen me qëllim që procesi të ecë sa më shpejt.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Mendoj që edhe sikur të miratohet në fillim të shkurtit jemi sërish në kohë. Kjo gjë do të bëhet publikisht, edhe për pjesën e dokumenteve të skaduara. Procesi mendoj që po ecën mirë, mbase KQZ ka nevojë të shtojë më shumë operatorë për trajtimin e kërkesave në kohë. Një gjë dua të them, se kemi pasur dialog me KQZ, ku pjesë kanë qenë edhe përfaqësues të PD-së”, shtoi ai.

Gjiknuri shprehu besimin se në përfundim të procesit do të jenë të regjistruar për të votuar në 11 maj më tepër se 200 mijë shtetas shqiptarë që jetojnë jashtë.

“Këtë nuk mund ta parashikoj dot, por me sa kam parë në trendin e deritanishëm, duke parë mesataren e regjistrimit 4000-4500 në ditë, mendoj që shifra do të jetë më shumë se 200 mijë e atyre që do të aplikojnë. Sa nga këta do të jenë në rregull me dokumentacionin, kartë ID ose pasaportë ose dokumente të tjera. Shpresoj të jetë mbi 200 mijë, sepse përbën një përqindje të lartë të votuesve shqiptarë”, shtoi ai.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article “Paketa e Maleve”, Balla thirrje shqiptarëve në Saluzzo: Investoni në vendlindje
Next Article Konferenca e Kryetarëve, nuk ka dakordësi për axhendën parlamentare deri më 7 shkurt

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?